• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Tragjedia e tramvajit në Milano, drejtuesi dyshohet se ishte në telefon para aksidentit

by A R
20/03/2026 21:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një zhvillim i ri ka dalë në dritë lidhur me aksidentin e rëndë të tramvajit në Milano, ku humbën jetën dy persona dhe mbetën të plagosur 59 të tjerë.

Sipas të dhënave paraprake të policisë lokale, drejtuesi i mjetit dyshohet se ka qenë në telefon deri në 12 sekonda para daljes nga shinat dhe përplasjes së fortë, raporton Ansa.

Ngjarja ndodhi më 27 shkurt në zonën e Porta Venezia, kur tramvaji i linjës 9 doli nga shinat dhe u përplas me një ndërtesë në viale Veneto. Hetimet paraprake tregojnë se telefonata e drejtuesit kishte zgjatur rreth 3 minuta e 40 sekonda dhe kishte përfunduar pak çaste para aksidentit, i cili u regjistrua në orën 16:11.

Autoritetet janë duke krahasuar të dhënat e telefonit të drejtuesit me pamjet e një kamere në një taksi që ka filmuar momentin e përplasjes, për të rindërtuar me saktësi kronologjinë e ngjarjes. Nuk përjashtohet mundësia që intervali kohor mes përfundimit të telefonatës dhe aksidentit të jetë edhe më i shkurtër.

Drejtuesi, 60-vjeçari Pietro Montemurro, dyshohet se ka kaluar një stacion pa ndaluar dhe nuk ka aktivizuar mekanizmin e devijimit të shinat, çka bëri që tramvaji të kryente një kthesë të fortë majtas me shpejtësi rreth 50 km/h. Si pasojë, pasagjerët u përplasën brenda mjetit përpara se ai të godiste ndërtesën.

Megjithatë, avokatët mbrojtës të tij kundërshtojnë këtë version. Ata deklarojnë se telefonata ka përfunduar të paktën një minutë e gjysmë para aksidentit dhe se të dhënat teknike, përfshirë GPS-in dhe analizat e telefonit, nuk mbështesin pretendimet e publikuara në media.

Një tjetër pistë hetimi mbetet mundësia e një problemi shëndetësor. Sipas disa të dhënave, drejtuesi mund të ketë pësuar një gjendje të fikëti pasi më herët kishte ndihmuar një person me aftësi të kufizuara dhe ishte lënduar në këmbë. Ky shqetësim nuk është raportuar në kohë në qendrën operative.

Ndërkohë, hetimet po vijojnë edhe mbi dokumentacionin e brendshëm të ATM, përfshirë rregulloret mbi përdorimin e telefonave celularë gjatë drejtimit. Kompania ka theksuar se përdorimi i telefonit gjatë punës është “një shkelje shumë e rëndë” e rregullave të sigurisë dhe e kodit rrugor.

Prokuroria është në pritje të analizës përfundimtare të të dhënave nga “kutia e zezë” e tramvajit për të konfirmuar dinamikën e plotë të aksidentit.

Next Post
Propozim sekret rus për SHBA. Ndaloni ndihmat për Kievin, ne ndalojmë inteligjencën për Iranin

Propozim sekret rus për SHBA. Ndaloni ndihmat për Kievin, ne ndalojmë inteligjencën për Iranin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In