Një person është vetëvarur ditën e sotme në banesën e tij.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 14:00, në qytetin e Beratit.
Policia thotë se në fshatin Gajdë, Berat, është gjetur i varur shtetasi R.D, 21 vjeç.
I riu është konstatuar nga familjarët dhe është transportuar në Spitalin e Lushnjes pa shenja jete.
Nuk dihen arsyet që e çuan 21-vjeçarin drejt këtij vendimi ekstrem.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e e plotë të ngjarjes./a.m.