• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tragjedia e nënës dhe foshnjës, flasin mjekët: Gjithë fajin e ka sistemi

by Aalison Pearse Stevens
19/09/2016 08:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ngjarja tragjike e 16 shtatorit, ku hum bën jetën 35-vjeçarja Aida Çajka dhe foshnja që ajo mbajti 41 javë në bark, ka nxjerrë në pah një sërë problemesh të sistemit shëndetësor. Përgjegjësia sipas mjekëve është e sistemit të kalbur shëndetësor. Ndërkohë që kardiologu, Petrit Vargu e ka ngritur gishtin mbi drejtoreshën e QSUT-së, Ogerta Manastirliu si dhe ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Po ashtu, mjekja obstetre-gjinekologe në maternitetin “Koço Gliozheni”, Anika Dokle, në një reagim shprehet se në maternitetin e ri ka mangësi të theksuar të aparaturave dhe se mungon infrastruktura për kirurgji abdominale. Mjeku imazherist, Maksim Çela, ngre si shqetësim edhe mungesën e profesionalizmit të mjekëve, dhe sidomos atyre në Urgjenca, ndaj kërkon ndryshimin e kurrikulave.

PETRIT VARGU

“Sistemi i urgjencës shëndetësore është totalisht i gabuar. Të gjithë i kemi parë rastet kur pacientët mjekohen nëpër stolat e urgjencave. Për tragjedinë e dyfishtë që ndodhi më 16 shtator, me vdekjen e nënës dhe foshnjës, nuk duhen fajësuar mjekët, por sistemi, i cili ka mangësi të mëdha. Mjekët janë heronjtë që u shërbejnë pacientëve në çdo moment. Kur ka sëmundje komplekse, gjithçka duhet të jetë e organizuar për të pasur ndërhyrje urgjente. Fatkeqësisht 70% e mjekëve roje në QSUT janë specializantë. Kjo tregon se urgjenca e spitalit universitar është nën nivelin e spitaleve rajonale. Pasi në spitalet rajonale rrinë mjekë seriozë dhe jo specializantë të vitit të dytë si ndodh rëndom në QSUT, kur ende nuk kanë hapur 30% të librave”, – tha mjeku kardiolog, Vargu.

Sipas tij, kjo ndodh sepse QSUT-ja konsiderohet ‘vilajet’ i disa profesorëve, të cilët e përdorin sipas interesave të tyre. “QSUT-ja konsiderohet si ‘vilajet’ i disa profesorëve, që e trajtojnë këtë pronë publike që mbahet nga taksapaguesit, si pronë të tyren. Situatë e tillë është në Neurologji apo dhe në Kirurgji”, – sqaroi mjeku Petrit Vargu. Përgjegjësit kryesorë sipas tij janë drejtoresha e QSUTsë, Ogerta Manastirliu dhe ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, pasi nuk janë të fushës së mjekësisë dhe janë të paaftë të menaxhojnë sistemin. “Ka një shthurje totale të sistemit shëndetësor. Dhe, nuk duhet të kujtohemi vetëm kur vdesin njerëz. Duhet një riorganizim i gjithë urgjencave. Por drejtoresha e QSUT-së dhe ministri i Shëndetësisë janë të paaftë për ta bërë. Kjo ndodh kur nuk kanë parë stetoskop me sy. Nuk mund të përmirësosh sistemin nëse nuk ke veshur ndonjëherë përparëse të bardhë”, – shprehet Vargu për “GSH”.

ANIKA DOKLE

“Morti ka rënë jo vetëm në shtëpinë e Aidës, por në shtëpinë e të gjithëve. Në kushtet kur në maternitet mungojnë resurset imazherike të sofistikuara, mungon infrastruktura për kirurgji abdominale, në kushtet kur koordinimi i urgjencave nuk është në dorën e mjekut, por të një strukture tjetër larg maternitetit, në kushtet kur reanimacioni i maternitetit nuk funksionon si një njësi e vërtetë e terapisë intensive, çfarë duhet të bëjë një mjek obstetër para një diagnoze të vështirë në kushtet e shtatzënisë?! Nuk ka asnjë mundësi veçse ta përcjellë pacienten drejt spitaleve që përmbushin këto kushte”, shprehet Anika Dokle.

Më tej në reagimin e saj ajo thotë se, përgjegjësitë duhet të ndahen dhe se 35- vjeçarja Aida Çajka dhe Helidon Klosi janë viktima të sistemit shëndetësor tërësisht të kalbur. “Përgjegjësitë të proporcionohen! Në ketë histori ka përgjegjësi klinike dhe administrative. Të hetohet thellë, që të mos ketë Aida dhe Helidonë të tjerë në këtë vend, viktima të një sistemi tërësisht të kalbur”, thekson Anika Dokle, mjeke obstetre në maternitetin “Koço Gliozheni”.

MAKSIM ÇELA

“Sot dëgjova çudinë e radhës, ku ministri Beqaj tregoi se vdekja tragjike në maternitet ka ndodhur për arsye të ‘hemorragjisë në shpretkë’. Në fakt, gjatë praktikes sime si mjek, këtë sindrom nuk e kam hasur; hapa shumë libra, por nuk pashë hemorragji nga shpretka. Pra nuk e kuptoj ku e kanë psonisur ‘këtë diagnozë’. Sipas raportimeve të familjarëve, duke hequr pjesën subjektive (pritjes, barelave etj.), duket se ajo ka qenë një gjendje shoku hemorragjik, ku hemoglobina po binte me shpejtësi. Mendoj se është gabim të sorollatet 5.5 orë në QSUT, Sanatorium.

Mjekët që kanë pritur të sëmurën, duhej ta dinin se në tilla raste shoku, ka një protokoll në botë që quhet FAST (focused abdominal sonography technique), e cila për tre minuta të vë në dukje diagnozën e shokut hemorragjik, e cila bëhet vetëm me një EKO të abdomenit. Ky gabim ndodh sepse ata kanë mbaruar për obstetri dhe në kurrikulumin e tyre nuk e kanë bërë këtë lloj ekzaminimi. Mendoj se nga ky rast duhet të nxirren mësime që në kurrikulumin e mjekëve obstetër të Urgjencës duhet futur EKOGRAFIA E URGJENCES, e cila sot në botë është degë me vete”, thekson Çela, profesor në fakultetin e Mjekësisë.

bw/di

Next Post
Zyrtare: Legia Warszawa shkarkon Besnik Hasin

Zyrtare: Legia Warszawa shkarkon Besnik Hasin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

November 8, 2026
SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

November 8, 2026
Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

November 8, 2026
Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

November 8, 2026
‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

November 8, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e diel 8 nëntor 2026, dashuria, paratë dhe fati për të gjitha shenjat

November 8, 2026
Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

November 8, 2026
“Shqipëria, rritje ekonomike në letër”/ Teliti: Bujqësia dhe industria prej 3 vitesh në recesion

Teliti: Kur PD të vijë në pushtet do heqim ata që i ka futur Rama në punë

November 8, 2026
“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

November 8, 2026
Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Dje Berisha i rrahu me shpulla studentët në shesh por çfarë do ju bënte nëse do ishte kryeministër?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In