Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë reagoi sot në lidhje me tragjedinë ajrore të ndodhur në Washington DC, SHBA.
Përmes një publikimi në rrjetin e saj social X, MEPJ deklaroi se “tragjedia rrëqethëse në Ëashington DC na ka lënë thellësisht të pikëlluar”.
“Ngushëllimet tona më të sinqerta dhe solidariteti ynë shkojnë për familjet e prekura, popullin amerikan dhe qeverinë pas këtij aksidenti ajror tragjik. Mendimet tona janë me viktimat dhe të gjithë ata që janë prekur nga kjo ngjarje shkatërruese”, thuhet në deklaratën e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Fluturimi 5342 i ”American Airlines” që po udhëtonte nga Wichita, Kansas për në aeroportin kombëtar ”Ronald Reagan” të Uashingtonit. Ai u përplas me helikopterin ushtarak teksa po i afrohej pistës pak para orës 21:00 të së mërkurës (02:00 GMT të enjten).
Të 64 personat në bordin e një avioni pasagjerësh të ”American Airlines” dhe të tre ushtarët në bordin e një helikopteri të ushtrisë amerikane që u përplas mbi Uashington, dyshohet se kanë vdekur.