• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Tragjedia/ 5 studentë ndërrojnë jetë në rrethana misterioze, policia nis hetimet

by Java News
12/07/2022 18:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një seri vdekjesh të studentëve në universitetin e famshëm të Kembrixhit në Britaninë e Madhe në rrethana misterioze ka bërë që autoritete e institucionit arsimor dhe shërbimet e britanike të nisin një hetim zyrtar për të përcaktuar rrethanat e sakta të vdekjeve të të rinjve.

Sipas medieve të huaja rasti i fundit kishte të bënte me vetëvrasje.

Zëdhënësi i universitetit të Kembrixhit, Matthew Norton ka deklaruar se që prej marsit të këtij viti, 5 studentë kanë ndërruar jetë.

“Është shumë e dhimbshme për të gjithë universitetin. Pesë vdekje studentësh që nga marsi, është tragjike”, tha profesori dhe ekzekutivi i institucionit arsimor, Graham Virgo.

Sipas New York Times, ekspertët argumentojnë se vetëvrasja mund të jetë shkaku i vdekjeve misterioze të studentëve.

Në Shtetet e Bashkuara, mësuesit në të gjithë vendin kanë raportuar se që nga fillimi i pandemisë, studentët kanë pasur performancë të dobët dhe nuk kanë ndjekur mësimet si rregullisht.

Por shqetësimet për mirëqenien emocionale të studentëve i paraprijnë koronavirusit.

Një studim i publikuar në qershor, bazuar në një anketë me 350,000 studentë në gati 400 kampuse, zbuloi se shëndeti mendor i studentëve të kolegjit në Shtetet e Bashkuara ka qenë në rënie që nga viti 2013./m.j

Next Post
FOTOT/ “Jam dorëzuar te krahët e tu”! Rezarta Shkurta i bën dedikimin e veçantë Ermal Hoxhës në përvjetorin e martesës

FOTOT/ “Jam dorëzuar te krahët e tu”! Rezarta Shkurta i bën dedikimin e veçantë Ermal Hoxhës në përvjetorin e martesës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com