Sulmuesi i Skënderbeut dhe kombëtares, Hamdi Salihi, ka përjetuar sot një ngjarje të hidhur, pasi ka humbur babanë, Abdullahun, i cili u nda nga jeta në moshën 68-vjeçare.
Lojtari shkodran nuk ka mundur t’i qëndrojë pranë të atit në çastet e fundit, pasi është me Skënderbeun në Spanjë, për fazën përgatitore të dimrit.