Shkoi për të peshkuar në lumë, mbytet 12-vjeçari. Mësohet se 12-vjeçari J. D., është mbytur në lumin Valbonë ditën e djeshme.
Dyshohet se i mituri aksidentalisht ka rënë në lumë. Trupi i pajetë i të miturit, u gjet në shtratin e lumit Valbonë.
Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se vdekja e tij ka ardhur në mënyrë aksidentale.
Policia po heton më tej për të zbardhur ngjarjen e plotë.
/i.h










