Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e sotme në Shkodër.
Raportohet se një fëmijë 5 vjeçar u mbyt në ujërat e lumit Kir.
Fëmija u transportua me urgjencë në spitalin e Shkodrës, por nuk ka mundur të mbijetojë.
Nuk dihen ende rrethanat se si ka ndodhur ngjarja e rëndë.
Policia ka nisur veprimet hetimore për ngjarjen./a.m.











