Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një ndërtesë 7-katësh në periferi të Lionit në Francë, duke shkaktuar të paktën 10 viktima, 5 prej të cilëve fëmijë.
Shkaqet e zjarrit janë ende të paqartë, ndërkohë që si pasojë e flakëve kanë mbetur të plagosur dhe 14 banorë të tjerë.
Më shumë se 170 zjarrfikës shkuan në vendngjarje dhe vetëm në orët e para të mëngjesit të së dielës flakët u vunë në kontroll.
Ndërkohë që autoritetet kanë nisur një hetim për të zbuluar motivet e kësaj tragjedie.
/a.r