Një tragjedi e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Jacksonville të Floridas, ku tre fëmijë kanë humbur jetën dhe katër persona të tjerë janë plagosur rëndë pas një zjarri masiv që përfshiu një banesë dykatëshe.
Të afërm të familjes, të cilët mbërritën në vendngjarje pas incidentit, konfirmuan se familja është me origjinë shqiptare.
Sipas shefit të Departamentit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të Jacksonville (JFRD), Percy Golden, alarmi për zjarrin u dha rreth orës 05:15 të mëngjesit të së mërkurës, 26 gusht. Ekipet e emergjencës mbërritën brenda pak minutash, por u përballën me flakë të fuqishme në katin e parë dhe tym të dendur që kishte përfshirë katin e dytë.
Një fqinj deklaroi për mediat lokale se disa kalimtarë ndihmuan në nxjerrjen nga banesa të një foshnjeje dhe një të rrituri, të cilët u detyruan të hidhen nga dritarja e katit të dytë për t’i shpëtuar flakëve.
Në momentin kur zjarrfikësit mbërritën në adresë, dy të rritur dhe dy fëmijë kishin mundur të dilnin nga banesa. Ndërkohë, ekipet e shpëtimit hynë në ndërtesën e përfshirë nga zjarri për të kërkuar persona të tjerë.
Gjatë kontrollit, zjarrfikësit gjetën të pajetë tre fëmijë, të gjithë djem. Autoritetet nuk kanë bërë ende publike moshat e tyre.
Dy të rriturit dhe dy fëmijët që arritën të shpëtonin u transportuan me urgjencë në një spital lokal, në gjendje kritike për jetën.
Shkaqet e zjarrit janë ende nën hetim, ndërsa autoritetet vijojnë punën për zbardhjen e plotë të

