Një tragjedi e vërtetë u regjistrua në Britaninë e Madhe mbrëmjen e kaluar ku 3 djem të mitur humbën jetën pasi ranë në një liqen të ngrirë, ndërkohë që një tjetër është në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.
Ngjarja e rëndë u regjistrua në liqenin e Babbs Mill në Solihull, ku fëmijët ranë në liqen ndërsa ishin duke lozur mbi sipërfaqen e tij të ngrirë.
Policia konfirmoi mëngjesin e së hënës se tre djemtë 8, 10 dhe 11-vjeçarë humbën jetën në spital, pasi qëndruan për orë të tëra në ujëra e ftohta të liqenit, ndërkohë që 6-vjeçari tjetër është ende në gjendje kritike.
Autoritetet vijojnë kërkimet pasi ekziston mundësia që në momentin kur është thyer akulli mbi liqen kanë qenë më shumë fëmijë.
/e.d