Shtatëdhjetë persona u morën peng në një azil të moshuarish për murgjit në Montpellier, ndërsa një murgeshë u vra.
Policia arriti që të shpëtonte 69 prej tyre, ndërsa murgesha humbi jetën, pasi u pre me thikë në fyt nga agresori.
Sipas autoriteteve në Francë, një person i armatosur me një shotgun të sharruar e thikë dhe i maskuar hyri mbrëmjen e djeshme brenda azilit duke marrë peng të moshuarit.
Për autorin ende nuk dihet shumë, policia po punon nëse ngjarja ka lidhje me terrorizmin, pasi Franca është në gatishmëri pas sulmeve të viteve të fundit.
Episodi i fundit të kujton ngjarjen në Normandi, ku një prift u vra në kishë me një armë, ndërsa ISIS mori përgjegjësinë.
shqiptarja.com/d.i.