Trafikuan mbi 1 ton/ Shkatërrohet banda e drogës në Ballkan

Operacioni Familia i koordinuar nga DEA Amerikane dhe Europol përfundoi me 16 të arrestuar, 11 në Europë dhe 5 në Azi. Gjithashtu u sekuestruan më shumë se një ton kokainë dhe një shumë prej 2 milionë eurosh.

Agjencitë e zbatimit të ligjit nga e gjithë Bota u bashkuan kundër një rrjeti të organizuar kriminalistik te dyshuar për trafikim kokaine nga Amerika Jugore në Europë duke përdorur avionët privatë .

Hetimi u fillua dhe u drejtua nga Policia Kroate dhe nga zyra e Prokurorisë Speciale mbi akuzën e Korrupsionit dhe Krimit të organizuar ne fillim te 2018. Në këtë hetim bashkëpunuan dhe agjenci te ndryshme nga 3 kontinente, Azia, Europa dhe Amerika e Jugut.Operacioni ‘Familia’ rezultoi me arrestimin e 16 personave, ku njëri prej tyre me një histori kriminale nderkombëtare dhe i konsideruar si një shënjestër me vlerë, u arrestua në Zvicer ndërsa koordinonte transportin e 600 kg kokaine me anë të një avioni privat.

Oficerët raportojnë sekuestrimin e më shumë se 1 ton kokaine: 600 kg në Zvicer dhe 421 kg ne Hong Kong. U sekuestruan dhe 2 milion euro dhe me shume se 1 milion euro te mira luksi si ora dhe makina luksoze.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com