9 vite burg u dhanë në total për dy britanikët që në muajin Maj, trafikuan 18 emigrantë shqiptarë në Britani të Madhe.
Vendimi u dha këtë të premte, raporton “Independent“. Ata u kapën në flagrancë, teksa gomonia që transportonte shqiptarët po mbytej rreth 1 milje nga brigjet britanike.
Dy britanikët janë 33-vjeçari Robert Stiëell, një ish-kampion i xhudos, i cili u dënua me 4 vite e 4 muaj burg dhe 35-vjeçari Mark Stribling, i cili u dënua me 4 vite e 8 muaj burg raporton Panorama.
Sipas mediave britanike, dy trafikantët kishin marrë 5 mijë stërlina për çdo emigrant shqiptar./a.m.