• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Trafiku parlamentar’, 24 lëvizjet e deputetëve të zgjedhur në vitin 2013

by Java News
25/06/2017 07:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga mandati i Kokëdhimës, tek dorëheqja e Ndokës e Prengës dhe braktisja e PR-së, 42 deputetë të zgjedhur në vitin 2013 janë larguar nga detyra për arsye të ndryshme: kush për shkak të dekriminalizimit, kush për shkak të kandidimit për kryetar bashkie, apo të tjerë kanë ndërruar parti, nga logoja ku janë zgjedhur, në një tjetër.

Në qershor 2013 mbi 1.7 milion qytetarë votuan për 140 deputetët e parlamentit të ri të legjislaturës së 8-të. Nuk janë zgjedhur me votë direkt (individi), por indirekte (listat shumë-emërore të partive). Megjithatë, në tërësinë e tyre qytetarët e kanë ditur se cilët janë “në krye të listës”, pra cilët kanë shanse për tu zgjedhur.

Mbi këtë bazë është bërë fushata dhe votimi. E majta e bashkuar 4 vite më parë, fitoi 993 mijë vota dhe 83 deputetë përmes aleancës për Shqipërinë Evropiane me 39 parti. Partitë e djathta 24 parti krijuan Aleancën për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim, dhe fituan 680 mijë vota dhe 57 deputetë.

Dy partitë e reja politike, FRD dhe AKZ fituan rreth 40 mijë vota, por nuk siguruan asnjë mandat parlamentar. Më 2009 socialistët udhëhiqnin koalicionin me vetëm 10 mijë vota diferencë nga PD, katër vjet më vonë diferenca u bë 16 herë më e lartë.

Pas 4 vitesh bilanci i ndryshimeve parlamentare është drastik: një e treta e deputetëve ose 42 nga 140 deputetë të votuar më 2013 janë ndryshuar.

Ka pasur 2 raste të ndarjes tragjike nga jeta të deputeteve Olldashi dhe Kadeli, pa llogaritur ndryshimet në radhët e listës fillestare fituese si pasojë e vendimit politik për ndarjen e mandateve deputet – ministër (jo për të gjithë ministrat! Blendi Klosi dhe Shkëlqim Cani nuk e dorëzuan mandatin pavarësisht se u bënë ministra).

Gjatë 4 viteve ka pasur dorëheqje për shkak të kandidimit për kryetar bashkie më 2015, por ka pasur edhe raste të dorëheqjeve për arsye të tjera, kryesisht kërcënimeve ose pazareve politike lokale e qendrore.

Vetëm deputetët e qarkut Korçë i kanë qëndruar “besnik” elektoratit të tyre, të gjitha qarqet e tjera kanë pësuar ndryshime.

Ka pasur kandidatë që kanë dhënë dorëheqje nga posti për të konkurruar pa sukses për një post tjetër (Turku apo Shehu të PD), ka pasur disa kandidate gra në qarqet Lezhë e Durrës që kanë dhënë dorëheqje “vullnetarisht” nga kandidimi për t’i lënë vendin një mandati burrëror, siç ka pasur rekord ndryshimesh në rastin e Lezhës, ku pas konsumimit të listës së PS mandati i fundit i ka kaluar partisë tjetër aleate në koalicion, LSI-së.

Ka një rast të vetëm të dorëheqjes përfundimtare nga politika, një rast penalizimi nga Gjykata Kushtetuese (Koço Kokëdhima), një rast dorëheqje për të marrë një mandat tjerë si “i pavarur” (Ervin Koçi), si dhe një rast dorëheqjeje për shkak të një ngjarje tragjike familjare.

Gjithashtu kemi pasur tre largime për shkak të de-kriminalizimit(Dashamir Tahiri dhe Shkëlqim Selami në Vlorë të ndërprerë me vendim KQZ-je, dhe Arben Ndoka, Mark Frroku e Armando Prenga të dorëhequr), shifra më e lartë në historinë e pluralizmit prej 1991.

24 lëvizjet e deputetëve të zgjedhur në vitin 2013

Sherefedin Shehu, PD-Dibër Dorëheqje, kandidoi për kryebashkiak
Bujar Derveni, PR-Durrës, kalon me LSI
Artur Bushi, PS-Durrës, Dorëhiqet, zgjidhet kryebashkiak Krujë
Luan Duzha, PR-Elbasan, kalon me LSI, tashmë garon për PS
Ardian Turku, PD-Elbasan, Dorëheqje, kandidoi për kryebashkiak
Miranda Rira, LSI-Elbsan, Dorëheqje, zgjidhet kryebashkiake
Mesila Doda, PD-Fier, kalon me PDIU
Armando Subashi, PS-Fier, Dorëhiqet, zgjidhet kryebashkiak
Ervin Koçi, PS-Fier Dorëhiqet nga mandati
Majlinda Bufi, PS-Fier Dorëheqje, zgjidhet kryebashkiake
Sokol Olldashi, PD-Fier, ndarje e parakohshme nga jeta
Erjon Veliaj, PS-Gjirokastër, Dorëhiqet, zgjidhet kryebashkiak
Besnik Dushaj, PD-Kukës, Dorëhiqet, zgjidhet kryebashkiak
Arben Ndoka, PS-Lezhë, dorëheqje nga mandati
Armando Prenga, PS-Lezhë, dorëheqje nga mandati
Gjovalin Kadeli, PD-Lezhë, kaloi me LSI, ndërroi jetë
Mark Frroku, PDK-Shkodër, dorëheqje nga mandati
Voltana Ademi, PD-Shkodër, Dorëheqje, zgjidhet kryebashkiake
Halim Kosova, PD-Tiranë, Dorëheqje, kandidoi për kryebashkiak
Ylli Shehu, PR-Tiranë, kalon me LSI
Dashamir Tahiri PDIU-Vlorë, humbet mandatin nga dekriminalizimi
Koço Kokëdhima, PS-Vlorë, Gjykata Kushtetuese i heq mandatin
Luiza Xhuvani, PS-Vlorë, dorëheqje nga mandati
Shkëlqim Selami, LSI-Vlorë, humbet mandatin nga dekriminalizimi
18 dorëzime mandatesh nga deputetët që u bënë ministra

Next Post
Problemet e fushës në “Loro Boriçi”, Shqipëria luan ndaj Izraelit në “Elbasan Arena”?

Pse 25 qershori rrezikon Bashën, PD 6 disfata në 6 vjet 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Minesota, Trump dërgon “Carin e Kufirit” në terren pas vrasjeve, ul gjakrat me Guvernatorin Walz

Minesota, Trump dërgon “Carin e Kufirit” në terren pas vrasjeve, ul gjakrat me Guvernatorin Walz

January 27, 2026
Nga Knesset, te Konferenca kundër Antisemitizmit! Rama përfundon sot vizitën në Izrael

Nga Knesset, te Konferenca kundër Antisemitizmit! Rama përfundon sot vizitën në Izrael

January 27, 2026
SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

Si do votonit nëse zgjedhjet do mbaheshin sot? Ja përgjigjet sipas sondazhit

January 27, 2026
Dita e sotme me kushte të qëndrueshme, temperaturat me rritje të lehtë

Dita e sotme me kushte të qëndrueshme, temperaturat me rritje të lehtë

January 27, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

Protesta e Berishës, sondazhi: 55.7% nuk mbështesin as arsyen e as dhunën

January 27, 2026
Zelensky miraton dekretin, sanksione ndaj subjekteve dhe individëve rusë

”Rusia dhe Ukraina më pranë paqes?’’ Zelenski: Gati dokumenti me garancitë e sigurisë, pritet firma

January 26, 2026
Alibeaj: Fisi i Irena Gjokës priti Berishën në Patos! Shihej si ‘dele e zezë’ se ishte e djathtë

Alibeaj: Fisi i Irena Gjokës priti Berishën në Patos! Shihej si ‘dele e zezë’ se ishte e djathtë

January 26, 2026
“Fati i Salianjit, si grupet armiqësore që zbulon doktori që në ’92 “/ Lesi: Berisha e merr PD-në me vete në botën tjetër

“Fati i Salianjit, si grupet armiqësore që zbulon doktori që në ’92 “/ Lesi: Berisha e merr PD-në me vete në botën tjetër

January 26, 2026
“Protesta është legjitime, por dhuna nuk justifikohet”, Ramaj flet për platformën për bashkimin e opozitës

“Protesta është legjitime, por dhuna nuk justifikohet”, Ramaj flet për platformën për bashkimin e opozitës

January 26, 2026
“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In