• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Trafiku i rënduar në Tiranë, Veliaj premton çlirimin e qendrës brenda nëntorit

by Java News
28/10/2016 12:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Brenda nëntorit qendra e Tiranës do të çlirohet nga trafiku i makinave. Bashkia e Tiranës dhe OSHEE-ja kanë nisur punimet për zhvendosjen e nënstacionit elektrik, i cili i hap përfundimisht rrugën zgjerimit dhe vënies në funksion të plotë të projektit të Unazës së Vogël. Punimet, të cilat kanë nisur prej disa ditësh, u inspektuan nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili pasi u njoh edhe me detajet e operacionit, u shpreh i kënaqur me mbarëvajtjen e procesit te zhvendosjes së nënstacionit në një sipërfaqe të nëndheshme, e krijuar posaçërisht për të.

“Ka qenë një operacion i vështirë. Ju e dini fare mirë që nënstacioni ka vite që është vendosur këtu dhe sa herë që bëhen zhvendosje të tilla na duhet njohuri shumë e mirë teknike dhe ekspertë të huaj. Por, besoj se disa gjëra i kemi bërë mirë dhe ia kemi dalë me sukses. Kemi bërë një shpronësim në qendër të Tiranës, për t’i hapur rrugë projektit të Unazës Vogël, tani po bëjmë edhe zhvendosjen e nënstacionit”, tha Veliaj. Kryebashkiaku falenderoi edhe përfaqësuesit e OSHEE-së, të cilët kanë marrë të gjitha masat që qendra e Tiranës mos mbetet pa drita.

“Nuk kemi pasur asnjë minutë ndërprerje të energjisë elektrike, është arritur me shumë efikasitet të bëhet furnizimi me energji i qendrës së Tiranës, për të mos u impaktuar asnjë qytetar asnjë orë të ditës nga procesi i lëvizjes së nënstacionit, i cili furnizon një pjesë të mirë, në mos gjysmën e Tiranës, me energji elektrike”, tha ai. Veliaj sqaroi se festat e nëntorit do ta gjejnë Tiranën të çliruar nga trafiku dhe rrëmuja e punimeve, falë lirimit të hapësirës që ishte bërë pengesë prej disa vitesh për të vënë në funksion Unazën e Vogël.

“Me të mbaruar ky proces, që besoj do zgjasë edhe disa ditë, do të vazhdojmë me përfundimin e rrugës për të hapur Unazën e Vogël të Tiranës. Ajo që presim në këtë fazë të fundit është që, kur të vijnë festat e Çlirimit dhe të Pavarësisë, të na gjejë të çliruar nga trafiku dhe të pavarur nga rrëmuja e punimeve në qendër të Tiranës, për të pasur një çlirim dhe pavarësi edhe të Tiranës në fund të nëntorit”, theksoi kreu i bashkisë. Veliaj tha se me ritmet me të cilat ka ecur puna deri tani, edhe sheshi “Skënderbej” pritet të marrë formën e tij të plotë para afateve të përcaktuara në kontratë, duke i dhënë qendrës së Tiranës pamjen e merituar. Kryebashkiaku ka kërkuar sërish mirëkuptimin e qytetarëve për pengesat e krijuara gjatë kësaj kohe.

“Me këto ritme, brenda verës së ardhshme do të përfundojmë edhe sheshin “Skënderbej”. Dua t’ju kërkoj ndjesë qytetarëve; e di, një shtëpi rregullohet, shiko sa rrëmujë bëhet, imagjino kur rregullojmë një qytet të tërë, por janë punë shtëpiake që një ditë duhen bërë dhe më mirë që t’i heqim të gjitha këto punë që në vitin e parë, pra Unazën e Vogël, sheshin “Skënderbej”, Bulevardin e Ri, disa nga parkingjet nëntokësore, në mënyrë që pastaj të kemi një shtëpi ku do kemi dëshirë të jetojmë të gjithë. Ndaj, shumë ndjesë dhe shumë mirënjohje për durimin e qytetarëve. E di që është e pakëndshme qëndrimi në trafik, megjithatë dua të falënderoj sidomos ata që kanë preferuar të përdorin ose transport publik, ose të ecin në këmbë, ose biçikletën”, përfundoi kryebashkiaku.

Edhe përfaqësuesi i OSHEE-së sqaroi se është punuar në atë mënyrë që zhvendosja e nënstacionit të mos sjellë probleme në furnizimin me energji elektrike. “OSHEE-ja ka marrë të gjitha masat për furnizim me energji elektrike të banorëve të Tiranës. Për momentin, po bëhet procesi i spostimit të nënstacionit. Momentalisht nuk ka asnjë abonent pa drita. Të gjithë marrin furnizim nga linjat e tjera, në rrjetin tonë unazor (rrjeti i Unazës së Vogël), që mbulon të gjithë zonën e Tiranës. Zhvendosja e nënstacionit, sipas programit që kemi, rreth një muaj, nga data e fillimit të punimeve dhe mendohet që brenda këtij afati të bëhet komplet spostimi i nënstacionit të qendrës”, theksoi ai.

veliaj-inspektim-te-unaza-e-vogel-8veliaj-inspektim-te-unaza-e-vogel-6veliaj-inspektim-te-unaza-e-vogel-5veliaj-inspektim-te-unaza-e-vogel-4veliaj-inspektim-te-unaza-e-vogel-3veliaj-inspektim-te-unaza-e-vogel-2veliaj-inspektim-te-unaza-e-vogel-1

Next Post
(FOTO) Itali, punëtori shqiptar bie nga kati i 6, dyshohet se e kanë hedhur

(FOTO) Itali, punëtori shqiptar bie nga kati i 6, dyshohet se e kanë hedhur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

February 23, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

SONDAZHI: 80% e qytetarëve kundër molotovëve në protestat e Sali Berishës!

February 23, 2026
SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

February 23, 2026
Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

February 23, 2026
“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

February 23, 2026
Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

February 23, 2026
Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

February 23, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

‘Nuk do të ketë më arreste pa…’, analisti zbulon propozimin e ri të PS: Ligj për të vendosur standardin e Rumanisë

February 23, 2026
“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In