• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Politikë

Trafiku i narkotikëve, opozita kërkon mocion me debat në Kuvend

by A R
14/04/2024 14:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të hënën në orën 15.00 në zyrat e kryesisë së Kuvendit është thirrur Konferenca e Kryetarëve të grupeve parlamentare. Dokumentet zyrtare bëjnë të ditur se në mbledhjen që drejtohet nga Lindita Nikolla do të shqyrtohet kërkesa e grupit parlamentar të Partisë Demokratike për mocion me debat parlamentar mbi çështjen e prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike në vendin tonë.

Burimet nga opozita thanë për RTSH se pakica parlamentare kërkon në Kuvend një debat politik për një nga temat më të nxehta, siç është trafikimi i narkotikëve që shpesh është bërë burim edhe për akuza ndaj piramidës më të lartë shtetërore.

Dy javët e fundit një nga ngjarjet që është risjellë në vëmendje nga Gazmend Bardhi është ajo e laboratorit të kokainës, në sfondin e të cilës deputeti demokrat thotë se qëndrojnë edhe lidhjet familjare të kryeministrit të vendit.

Që pas kthimit të opozitës në jetën normale parlamentare Konferenca e Kryetareve është mbledhur më shpesh se në të kaluarën. Konferenca përbëhet nga 10 anëtarë me numër të barabartë mes shumicës dhe pakicës. Në rastet kur në konference nuk ka dakordësi, atëherë vendos salla e parlamentit.

/a.r

Next Post
EMRI/ Në kërkim nga Italia, arrestohet në aeroportin e Valencias shqiptari

Atentat shqiptarit në Spanjë, 34-vjeçari qëllohet me 5 plumba

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com