• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Trafiku i emigrantëve, lirohen 4 nga 5 të arrestuarit e operacionit “Complex”

by A R
06/09/2021 12:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Tiranës liroi nga paraburgimi 4 nga 5 të arrestuarit e operacionit “Complex” të akuzuar për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Masa e sigurisë “arrest në burg” u caktua për Rigers Vejsiun për shkak të faktit se është përsëritës. Për të dyshuarit e tjerë, Sterjo Germenji, Anamaria Mihallari, Drita Shehu dhe Sanije Shehu u caktua masa “arrest në shtëpi”.

Sipas prokurorisë, Sterjo Gërmenji dhe Anamaria Mihallari u arrestuan në kushte flagrance, pasi në mjetin e tyre u transportuan nga Korçë në Tiranë katër sirianë. Destinacioni i tyre në kryeqytet ishte nje hostel në Laprakë, në zotërim te Sanije Shehut. Në ambientet e këtij hosteli janë gjetur 22 shtetas arabë, si edhe dhjetëra pasaporta bangladeshase.

Sipas prokurorisë, ka dyshime se mes tyre ishin futur në vend në mënyrë të ligjshme bangladeshas, duke përfituar nga një VKM, që lejon bangladeshasit të futen pa vizë në Shqipëri, nëse kanë lejeqëndrim në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Emigrantët e paligjshëm pasi strehoheshin nga motrat Drita dhe Sanije Shehu në hotelet e tyre në zonën e Laprakës, ndërsa organizimin e transportit të tyre drejt Kukësit, për të kaluar më pas në Kosovë e në fund të vendet e Bashkimit Europian, e bënte djali i Dritës, Rigers Vejsiu.

Sipas policisë, ata dyshohet se gjatë veprimtarisë së tyre disa vjeçare kanë trafikuar një numër të konsiderueshëm emigrantësh të paligjshëm dhe personave që hynin në vendin tonë me dokumentacion të rregullt.

/a.r

Next Post
Enrique Iglesias tërhiqet nga muzika, fansat s’e presin mirë vendimin

Enrique Iglesias tërhiqet nga muzika, fansat s’e presin mirë vendimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In