• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Trafiku i drogës me kamionët e bimëve medicinale/ Shoqata: Kompanitë po trajtohen si trafikantë

by Java News
02/02/2022 07:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ngjarja e ndodhur ditët e fundit të vitit të kaluar ku një subjekt i vogël eksportues i bimëve medicinale është kapur nga policia duke transportuar në kamion edhe lëndë narkotike në kufirin e Malit e Zi po penalizon me vonesa në kontrolle e kosto shtesë transporti edhe sipërmarrjet e ndershme, që operojnë prej 30 vitesh në sektorin e eksporteve.

Kryetari i Shoqatës të Bimëve Medicinale dhe Aromatike, Filip Gjoka pohoi për Monitor se ngjarja e ndodhur prej 1 muaji po krijon shqetësime për eksportuesit të cilët operojnë prej vitesh rregullisht në treg.

Sipas tij pas kësaj ngjarje nga pala e Malit të Zi është vendosur që asnjë kamion që eksporton bimë medicinale të mos kalojë kufirin pa kryer skanimin. Shqetësimet për kompanitë janë krijuar nga zvarritjet e gjata që kamionët me bimë medicinale duhen t’iu nënshtrohen skanimit në portin e Durrësit dhe më pas të vijojnë kalimin tokësor në doganën e Hanit të Hotit.

“Për eksportin tokësor të bimëve medicinale drejt shteteve të Europës shumica e sipërmarrjeve të sektorit kalojnë nëpërmjet kufirit me Malit i Zi. Ngjarja e fundvitit ka shtuar vështirësitë e punës sonë, pasi para se të kalojnë në doganën e Hanit të Hotit, fillimisht kamionët duhet të skanohen në portin e Durrësit. Mungesa e skanerëve në pikat doganore, përveç asaj të Durrësit po shton kostot e kompanive.

Përveç të tjerash në doganën me Malin e Zi kompanitë e ndershme që janë në treg prej dekadash po trajtohen si trafikantë droge, duke iu hedhur gjithë mallin në tokë. Një kompani që operon prej 30 vitesh në treg asnjëherë nuk rrezikon të trafikojë lëndë narkotike. Nuk jemi kundër kontrollit të kamionëve, por jemi të shqetësuar për vonesat dhe kostot e larta që po paguajmë. P.sh është rasti i kamioni nga Elbasani që ka kryer skanerin në mëngjes në Durrës dhe për të kaluar kufirin e Malit të Zi i është thënë të presë orën 19:00 të mbrëmjes bashkë me 6 punëtorët. Operatorë të tjerë për të shmangur vonesat në pikën kufitare të Hanit të Hotit, po kalojnë kamionët nga pika kufitare e Qafë Thanës, duke paguar 500 euro më tepër për transportin”.

Kreu i Shoqatës të Bimëve Medicinale se për problematikën e krijuar ka vënë në dijeni Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministrinë e Jashtme të Malit të Zi përmes ambasadës shqiptare për gjetjen e një zgjidhje të përbashkët që mund të jetë instalimi i një skaneri në pikën doganore me Malin e Zi.

Eksportet e bimëve medicinale dhe aromatike kanë vijuar trendin rritës edhe për 2021. Sipas të dhënave të Doganave në 2021 eksportet ishin 6% më shumë se në 2020. Eksportet në krahasim me periudhën para krizës nga pandemia në 2021 janë 19% më të larta. Për 2021 vlera e eksporteve të sektorit ishte 5,4 mld lekë./monitor

g.kosovari

Next Post
“Rrini të qetë dhe pastrojeni armën tuaj’/ Shqiptarët e Ukrainës nuk e ndiejnë rrezikun e luftës

“Rrini të qetë dhe pastrojeni armën tuaj’/ Shqiptarët e Ukrainës nuk e ndiejnë rrezikun e luftës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka kritika për Trump: Po destabilizon botën!

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka kritika për Trump: Po destabilizon botën!

March 3, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten temperaturat

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë, temperaturat priten deri në 21 gradë Celcius

March 3, 2026
Kampi Ashraf 3: Pretendimet për sulm me raketa nga Irani, propagandë. S’ka kapacitet për të goditur Shqipërinë

Kampi Ashraf 3: Pretendimet për sulm me raketa nga Irani, propagandë. S’ka kapacitet për të goditur Shqipërinë

March 3, 2026
A e rrit prania e MEK-ut rrezikun për Shqipërinë mes tensioneve me Iranin?

A e rrit prania e MEK-ut rrezikun për Shqipërinë mes tensioneve me Iranin?

March 3, 2026
GJK zbardh vendimin: Zgjatja e “arrestit shtëpiak” për Sali Berishën, masë antikushtetuese

GJK zbardh vendimin: Zgjatja e “arrestit shtëpiak” për Sali Berishën, masë antikushtetuese

March 3, 2026
Drejtori i Mjedisit sherr brenda institucionit me zyrtarin e IKMT/ Inspektorati i Përgjithshëm i pezullon nga detyra: Asnjë incident nuk do të kalojë pa përgjegjësi

Drejtori i Mjedisit sherr brenda institucionit me zyrtarin e IKMT/ Inspektorati i Përgjithshëm i pezullon nga detyra: Asnjë incident nuk do të kalojë pa përgjegjësi

March 3, 2026
E rëndë në Itali, 10-vjeçari shqiptar ndërron jetë pasi u rrëzua në park

E rëndë në Itali, 10-vjeçari shqiptar ndërron jetë pasi u rrëzua në park

March 3, 2026
Mburojë digjitale për familjet, fillon funksionimi i regjistrit të personave të përjashtuar nga lojërat e fatit

Mburojë digjitale për familjet, fillon funksionimi i regjistrit të personave të përjashtuar nga lojërat e fatit

March 3, 2026
Protesta e PD-së, Ervin Salianji: Jam i zhgënjyer, molotovët i shkojnë në favor Edi Ramës

Protesta e PD-së, Ervin Salianji: Jam i zhgënjyer, molotovët i shkojnë në favor Edi Ramës

March 3, 2026
“PD duhet të ndryshojë, kemi 13 vite që vetëm humbim”, Salianji nga Berati: Lidershipi të mbajë përgjegjësi!

A do garoni përballë Berishës? Ironizon Salianji: Kemi një muaj që jemi në “kilometrin e fundit”, s’do ketë garë se bie Rama

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In