Gjykata e Apelit në Durrës ka vendosur të lerë në fuqi dënimet e dhëna nga gjykakta e shkallës së parë, për vllain e biznesmenit të naftës Besnik Sulaj, Ajet Sulaj.
Ky i fundit u arrestuar pak vite më parë gjatë një aksioni policor, pasi së bashku me disa persona kishin arritur të grumbullonin një sasi prej 700 kg drogë në Durrës dhe po tentonin ta trafikonin atë drejt Italisë.Pak ditë më parë gjykata e Apelit vendosi të lerë në fuqi dënimet për 5 të pandehurit e kësaj dosje, ndërkohë për të pandehurin Iqmet Pashollari është konfirmuar pafajësia. Nga ana tjetër përfaqësuesi i prokurorisë së Apelit në këhtë gjykim ka kërkuar masa më të ashpra dënimi për të pandehurit, por gjykakata ka rrëzuar pretendimin e prokurorit.Hetimet ndaj këtij grupi janë finalizuar pas 22 ditësh përgjime dhe vëzhgime në terren. Arrestimi i tyre u krye me urdhër të prokurorit Genti Trenova dy vit më parë ka nxjerrë urdhër-arresti, ku 7 prej tyre janë ekzekutuar nga policia të cilët janë Iqmet Pashollari, pronari i Vilës, Fetsim Xhelilaj, transportues i lëndës narkotike,Lutfi Xeka,kultivues i kanabisit, Qerim Xeka, kultivues i kanabisit, Pajtim Braçaj biznesmen/financues, Ajet Sulaj biznesmen/financues, Bejto Kotaj, biznesmen/financues.
Droga, nga Kruja e MallakastraRegjistrimi i procedimit është bërë pasi në 25.09.2015 nga informacionet ka rezultuar se disa shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin në formën e grupit të strukturuar kriminal gjatë muajve korrik qershor-korrik 2015 e në vazhdim, grumbullojnë sasi të mëdha lënde narkotike, e cila magazinohej në qytetin e Shkodrës, në objektin e shtetasit Bejto Kotaj, për qëllime të trafikimit jashtë shtetit. Ndërkohë në informacionet në vijim rezulton se me gjetjen e lëndës narkotike merren dhe shtetasit me emrat Alket e Skënder, të cilët kanë investuar në kultivimin e drogës,në fshatin Panahor,Mallakastër, gjë për të cilën kujdeset shtetasi me emrin Papi, si dhe në fshatin Xeka, Krujë, nëpërmjet shtetasve Qerim dhe Lutfi Xeka. Nga të dhënat e deritanishme rezulton se shtetasi me emrin Pajtim Braçaj, në bashkëpunim me personin e quajtur Naim, kryen transportimin e lëndës narkotike nga subjekti Qerim në drejtim të pikës së grumbullimit në Durrës. Pajtimi dhe Naimi për të bërë transportimin, përdorin automjetin tip “Passat” ngjyrë e zezë me targa “AA 156 JN”. Për qëllime të hetimit është autorizuar kryerja e veprimeve të vëzhgimit, përgjimit ambjental në lidhje me lëvizjet, takimet e personave të dyshuar.
Raport vëzhgimi 08.10.2015
Objekti ka lëvizur i vetëm me mjetin e tij tip “Range Rover” ngjyrë të bardhë me targa “AA 151 JG” nga qyteti i Fierit drejt qytetit të Tiranës. Pasi futet në banesën e tij, e cila ndodhet në pallatin e tij që ndodhet në pallatin shumëkatësh, përballë Drejtorisë së Policisë së Tiranës në rrugën “Sami Frashëri”, objekti nuk është parë të dalë nga drejtimi i banesës.
Raport vëzhgimi 09.10.2015Shtetasi Alket(Ajet) Sulaj ka lëvizur i shoqëruar nga bashkëshortja e tij me mjetin tip “Range Rover”, ngjyrë të bardhë me targë me targë “AA 151 JG”. E shoqja e tij ka frekuentuar parukerinë “Frida” në rrugën “Hoxha Tasim”, ndërsa objekti ka futur mjetin e tij, tek një lavazh aty pranë dhe ka pirë kafe i vetëm, tek lokal “Oslo”. Mbasdite shtetasi Alket Sulaj, ka takuar Pajtim Braçaj dhe disa persona të tjerë. Ka frekuentuar lokalin “Library” përballë banesës së tij në rrugën “Sami Frashëri”, kompleksi “Tajvan”, “Luna Park“ dhe “Xhoi Lloto” në rrugën “R. Çollaku”.
Raport vëzhgimi 10.10.2015
Shtetasi Pajtim Braçaj paradite ka lëvizur me mjetin tip “Golf” me targa AA 699 GH, ka frekuentuar kompleksin “Taivani” dhe qendrën tergtare “TEG”. Ka takur shtetasin Alket Sulaj, si dhe tre persona të tjerë dhe drejtuesi i mjetit me targa AA 190 IR. Gjithashtu shtetasi Pajtim Braçaj, ka lëvizur me mjetin me targa AA 699 GH, i vetëm drejt qytetit të Vlorës, ku në afërsi të vendit të quajtur “Pusi i Mëzinit”, në rrugën e vjetër, takon shtetasin Naim Xhelilaj, drejtuesin e mjetit me targa AA 156 JN dhe të dy mjetet lëvizin drejt Durrësit.Mjeti me targë AA 156 JN, lëviz në rrugën “Glaukia” drejt Porto Romanos pa u vëzhguar,ndërsa shtetasi Pajtim Braçaj me mjetin e tij kthehet në Tiranë.
Raport vëzhgimi 11.10.2015
Pajtim Braçaj me bashkëshorten e tij, kanë dalë nga drejtimi i banesës në mesditë, kanë frekuentuar lokalin “Syri i kaltër” në rrugën “Myslym Shyri”. Pasi është ndarë nga bashkëshortja shtetasi Pajtim Braçaj,ka frekuentuar “Xhoi Lloto”, e cila ndodhet përballë kompleksit “Taivani” dhe këtë të fundit. Ka takuar vëllain e shtetasit Alket Sulaj, Mitatin dhe disa persona të tjerë, të cilët punojnë tek kompleksi në fjalë.
Raport vëzhgimi 12.10.2015
Shtetasi Alket (Ajet) Sulaj ka lëvizur me mjetin e tij me targa AA 151 JG, ka takuar shtetasin Qerim Xeka, tek karburanti “Bolv Oil” më pas ka frekuentuar lokalin tek karburanti “Kastrati” në Vorë. Në mbrëmje shtetasi Alket Sulaj del nga lokali, hipën në mjetin e shtetaist Pajtim Braçaj me targa AA 699 GH, i cili vinte nga drejtimi i Fushë-Krujës, së bashku me mjetin tip Passat me targa AA 156 JN e lëvizin drejt Durrësit. Mjeti me targa AA 156 JN futet tek vila në Durrës, ndërsa shtetasi Alket Sulajt dhe Pajtim Braçaj, me mjetin e këtij të fundit kthehen në Vorë, këtu shtetasi Alket Sulaj mer mjetin e tij me targa AA 151 JG dhe së bashku lëvizin drejt Tiranës.
Raport vëzhgimi 13.10.2015Alketi ka lëvizur me mjetin e tij drejt Mamurrasit, ku tek lokali i karburant “Eri” është takuar me Bejto Kotaj (shkodranin) dhe më pas tek kompleksi “Europa Park” Qerim Xekën. Në mbrëmje shtetasi Alket Sulaj takohet me djalin e madh të shtetasit Qerim Xeka, tek kompleksi “Nord Park”, i cili ndodhet në afërsi të urrës së “Gjoles”.
Raport vëzhgimi 14.10.2015Shtetasi Qerim Xeka ka lëvizur me mjetin e tij me targa AA 050 IA,ka takuar shtetasin Alket Sulaj, tek karburanti “Bolv Oil”, pranë sheshit “Shqiponja” në Tiranë dhe më pas është kthyer në Krujë. Në të gdhirë të datës 15.10.2015 shtetasi Qerim Xeka takon shtetasin Naim Xhelilaj, tek parking i kompleksit “Nord Park” dhe të dy mjetet lëvizin drejt Krujës. Pas 10 minutash drejt Krujës lëviz dhe shtetasi Alket Sulaj dhe Pajtim Braçaj, me mjetin e këtij të fundit me targa AA 699 GH…..
Vendimet e dënimit
Deklarimin e pafajshëm të Iqmet Pashollarit
Deklarimin fajtor të Valter Pashollari 5 vjet burgim.
Deklarimin fajtor të Ajet (Alket) Sulaj 4.8 vite burgim.
Deklarimin fajtor të Pajtim Braçaj 4.8 vite burgim.
Deklarimin fajtor të Festim (Naim) Xhelilaj 4.8 vite burgim.
Deklarimin fajtor të Qerim Xeka 4.8 vite burgim.
Deklarimin fajtor të Lutfi Xeka 1.9 muaj burgim/shqiptarja.com/a.m.