Pasditen e sotme një plagosje me thikë ka ndodhur në qytetin e Korçës. Paraprakisht mësohet se rreth orës 15:45, në Spitalin e Korçës ka shkuar i plagosur me thikë shtetasi Z.M, 35 vjeç, banues në Korçë. Dyshohet se ky person është konfliktuar me dy persona të tjerë, në lagjen nr 17 në Korçë, të cilët ndodhen të shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë. I plagosur po merr ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
ma.me