• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Trafiku i armëve, kufijtë nga hyjnë dhe dalin në Shqipëri dhe kush e zhvillon

by Java News
11/02/2019 07:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Trafiku i armëve është një fenomen ende prezent që në një strategji të fundit 5 vjeçare që synon kontrollin mbi armët i është kushtuar një hapësirë më vete. Të dhënat e bëra publike nga Ministria e Brendshme brenda Strategjisë për Kontrollin e Armëve të Vogla, të Lehta, Municioneve dhe Eksplozivëve 2019–2024 dhe të Planit të Veprimit 2019–2021 tregojnë se ky trafik kryesisht bëhet në mënyrë tokësore nga perosnat 16-45 vjeç ndëkrhë që sasia që kalohet është e limituar.

“Në përgjithësi nga raste e konstatuara, trafikantët e armëve të zjarrit përdorin kufirin tokësor të gjelbër duke i fshehur në automjete, autobusë, kamionë, vetura ose i transportojnë në trup duke kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Nga rastet e hetuara është konstatuar se trafikimi i armëve të zjarrit bëhet në sasi të vogla, nga 1–2 copë. Grup-moshat e evidentuara janë kryesisht të seksit mashkull dhe variojnë nga mosha 16–45 vjeç” thuhet në dokument.

Nga ana tjetër i njëjti jep detaje se cilër janë kufijtë ku kalon ky trafik duke specifikuar llojin e armatimit si dhe flukset nga hyjnë apo dalin si dhe origjinën e tyre.

“Nga analizimi i situatës operative si dhe nga rastet e konstatuara armët e zjarrit në territorin e Shqipërisë futen nga kufiri: Maqedoni-Shqipëri, Kosovë-Shqipëri dhe Mali i Zi–Shqipëri. Në këtë pjesë të kufirit trafikohen armë zjarri të prodhuara në vendet e Evropës (pistoleta), si dhe armë zjarri, lëndë plasëse që vijnë nga territori i Malit të Zi, kurse nga territori i Kosovës dhe Maqedonisë trafikohen kryesisht pistoletat e konvertuara. Ndërsa nga territori i Shqipërisë, nëpërmjet kufirit Shqipëri-Greqi dhe Shqipëri– Itali, trafikohen pistoleta dhe automatikë që janë rrëmbyer nga depot ushtarake në vitin 1997 në Shqipëri” pohohet në strategji.

Gjithsesi dokumenti nënvizon se nga analiza që ju është bërë veprave penale të kësaj kategoie vihet re një rënie vit pas viti.

Tre herë amnisi për dorëzim, sa u dorëzuan

Ministria e Brendshme nënvizon se përgjatë viteve të ndryshme është ndërmarrë një amnisti për dorëzimin vullntar të armëve. Pas vitit ’97 kur një pjesë e mirë e armatimit ra në duar të popullatës së gjerë amnistia e parë u bë në gusht 1998-gusht 2002 kur u hartua edhe një ligj për grumbullimin e armëve dhe municioneve luftarake. E dyta u hartua në dhjetor 2002 dhe u miratua në mars 2003. Por në fakt niveli i grumbullimit në raport me atë që doli nga depot në ’97 mbetet shumë i ulët. Kështu në vitin 1997 u grabitën 893 milionë municione, 16 milionë eksplozivë dhe rreth 550 mijë armë. Të grumbulluara deri në vitin 2005 nga amnistitë ishin 118 mijë municione, 1.53 milionë eksplozivë dhe 222 mijë armë. Aministria e tretë e mbajtur në janar-prill 2017 duket se pati një lloj ndërgjegjësimi dhe dorëzim nga ana e qytetarëve por që shifrat nga Ministria e Brendshme interpretohen si një tregues se ka akoma një qarrkullim të konsiderueshëm të armatimit në popullatë

“Një amnisti e tretë u zbatua edhe gjatë periudhës janar–prill 2017, ku si rezultat i organizimit të punës dhe aktiviteteve sensibilizuese janë dorëzuar vullnetarisht në shkallë vendi: 1.603 armë zjarri të ndryshme, 1.558 granata dore, 580.634 municione të ndryshme. Mesatarisht i takon çdo ditë të jenë dorëzuar në shkallë vendi 13 armë zjarri të ndryshme. Kjo situatë tregon se akoma në duart e qytetarëve ndodhen një numër i konsiderueshëm armë zjarri dhe municione luftarake pa leje” thuhet në strategji./Monitor

E.Xh./

Next Post
Gjendet i pajetë 12-vjeçari shqiptar në Greqi. Mister shkaqet e vdekjes

Gjendet i pajetë 12-vjeçari shqiptar në Greqi. Mister shkaqet e vdekjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta drejt fundit? Trump: Arritëm një marrëveshje prej 15 pikash me Iranin, Hormuzi drejt hapjes

Lufta drejt fundit? Trump: Arritëm një marrëveshje prej 15 pikash me Iranin, Hormuzi drejt hapjes

March 23, 2026
Eurostat: Bien azilkërkuesit, më shumë kontrata pune në Europë për shqiptarët

Eurostat: Bien azilkërkuesit, më shumë kontrata pune në Europë për shqiptarët

March 23, 2026
“Shi vdekjeje”/ Bombat thërrmuese iraniane sfidojnë mbrojtjen ajrore izraelite

“Shi vdekjeje”/ Bombat thërrmuese iraniane sfidojnë mbrojtjen ajrore izraelite

March 23, 2026
“PD nuk ka strategji dhe objektiv të qartë”, Ben Andoni tregon pse protesta ishte show

“PD nuk ka strategji dhe objektiv të qartë”, Ben Andoni tregon pse protesta ishte show

March 23, 2026
Kina synon hapjen e tregut dhe zgjerimin e importeve të produkteve

Kina synon hapjen e tregut dhe zgjerimin e importeve të produkteve

March 23, 2026
Financial Times: Si oligarkët pranë Viktor Orbán përfitojnë miliarda nga tenderët publikë

Financial Times: Si oligarkët pranë Viktor Orbán përfitojnë miliarda nga tenderët publikë

March 23, 2026
Nafta vijon rënien në tregjet ndërkombëtare, në bursën e Nju Jorkut një fuçi u shit nën 99$

Ekspertët: Ulja e akcizës s’jep efekt, duhet hequr fare pasi e dyfishon çmimin e naftës

March 23, 2026
Sondazhet: Meloni humb referendumin për drejtësinë

Sondazhet: Meloni humb referendumin për drejtësinë

March 23, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

March 23, 2026
Krijohen radhë të gjata, Trump dërgon “ushtrinë” kundër emigracionit në aeroporte

Krijohen radhë të gjata, Trump dërgon “ushtrinë” kundër emigracionit në aeroporte

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In