Së paku 12 persona nuk kanë mundur të durojnë më qëndrimin në kolonën 21 kilometërshe të krijuar në Indonezi, dhe kanë ndërruar jetë. Në ishullin Java ka më shumë se tri ditë që ka trafik të ngarkuar, por kolona e fundit ka bërë që të ketë edhe viktima.
Qëndrimi i gjatë në diell, 30 gradë Celsius, ka ngrohur makinën nëpërmes xhamit të përparëm dhe ka bërë që njerëzit brenda të dehidrojnë dhe të rraskapitën.
ma.me