• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Trafiku i armëve nga Rinasi, policia po heton lidhjet e Saimir Çullhaj në Angli me botën e krimit

by Java News
28/08/2017 16:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Në një kohë që Policia shqiptare ka zbardhur nisjen e trafikut ndërkombëtar të armëve, duke arrestuar njërin prej dërguesve, zbulimi i pritësve tashmë është në dorë të autoriteteve britanike. Mësohet se edhe në Londër po kryhen hetime intensive, pas materialeve që janë dërguar në lidhje me linjën e trafikut nga Policia shqiptare.

Burimet thanë se ka të dhëna të arsyeshme se hetuesit mund të jenë drejt zbulimit të një organizate kriminale që ka për qëllim trafikimin e drogës e për këtë arsye mund të jenë nisur edhe armët drejt Londrës. Një nga arsyet që ka sjellë dyshime për një organizatë të tillë, është e shkuara kriminale e të arrestuarit Saimir Çullhaj.

Burimet thanë se tashmë ai po hetohet edhe për ndonjë lidhje të mundshme me grupet e trafikut të drogës në Angli. Grupi hetimor po verifikon komunikimet që ai mund të ketë pasur me persona brenda, por edhe jashtë Shqipërisë, që mund të çojnë në identifikimin, jo vetëm të pritësve të armëve, por edhe të pjesëtarëve të tjerë të grupit kriminal.

HETIMI

Menjëherë pas zbulimit të pjesëve të armëve, për ngjarjen janë vënë në dijeni edhe autoritetet greke dhe ato britanike, ku do të kalonin tri pakot e dyshimta. Burimet thanë se për këtë arsye në hetim janë përfshirë prokuroritë e tri vendeve, ajo shqiptare, greke dhe angleze.

Nga ana tjetër, veprimet e menjëhershme hetimore kanë nisur nga oficerët e Antiterrorit, të Krimit të Organizuar dhe SHISH-it. Dy ditë pas zbulimit të armëve në Rinas, Policia e Shtetit ka përgatitur një informacion të detajuar për homologët anglezë të “Scotland Yard”.

Me anë të një letërporosie kërkohet te zbardhen detaje mbi adresën e mbërritjes së dërgesës në Londër dhe emrin e personit apo personave që do të prisnin këto armë. Policia tha se në pako është shkruar emri i personit pritës, por emri është i rremë, ashtu siç ishte edhe emri i dërguesit, që më pas u identifikua nga Policia e Shtetit.

Destinacioni i tri pakove me pjese kallashnikovi, që u gjetën të enjten në Rinas, është provuar tashmë se ishte Londra. Burime nga Policia e Shtetit thanë se pakot ishin nisur nga Tirana dhe më pas do të kalonin tranzit në Greqi, duke arritur në destinacionin përfundimtar, që ishte Britania e Madhe.

Menjëherë pas zbulimit të këtyre armëve, nga Policia Kufitare, oficerët e Doganës dhe ata të sigurisë së Aeroportit “Nënë Tereza”, ka nisur një hetim i përbashkët mes tri shteteve për identifikimin e autorëve. /panorama

ma.me

Next Post
Parja ta bën atdhe Zvicrrën

Po Majlindën do e heqin nga shtylla e turpit?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministrja e Shëndetësisë nga Londra: Inteligjenca artificiale, arma jonë për “super-diagnostikën”

“Barazia gjinore” prezantohet në OKB, Sala: Drejt përfaqësimit 50% për secilën gjini në vendimmarrje

March 10, 2026
Kush është gardisti që goditi Flamur Noka? Ilir Kulla: Ik rrih oligarkët, jo kampionin e volejbollit dhe…

Kush është gardisti që goditi Flamur Noka? Ilir Kulla: Ik rrih oligarkët, jo kampionin e volejbollit dhe…

March 10, 2026

Ekspertët ngrenë alarmin: Biletat e avionëve do të arrijnë nivele rekord

March 10, 2026
Sulmi kibernetik ndaj Parlamentit, eksperti: Hakerat kishin ditë brenda sistemit

Sulmi kibernetik ndaj Parlamentit, eksperti: Hakerat kishin ditë brenda sistemit

March 10, 2026
Kriza në Hormuz, inteligjenca amerikane zbulon planin për minimin e ngushticës, Evropa në alarm

Kriza në Hormuz, inteligjenca amerikane zbulon planin për minimin e ngushticës, Evropa në alarm

March 10, 2026
Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, humb jetën 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, humb jetën 40-vjeçari në Berat

March 10, 2026
“Ishim mirë, kur ishim keq”, fermerët flasin për financimet në bujqësi

Zhbllokohen fondet IPARD III, BE hap rrugën për financimin e bujqësisë shqiptare

March 10, 2026
Vëmendje për viktimat

Me dinamit kundër demokracisë

March 10, 2026
Të paraburgosurit tek 302-shi futen në grevë urie, bëjnë publike 8 kërkesat

447 të burgosur përfitojnë lirinë, ja kur kalon për diskutim në Kuvend amnistia penale

March 10, 2026
Rritja e çmimeve të karburantit, mblidhet task-forca për monitorimin e situatës

Rritja e çmimeve të karburantit, mblidhet task-forca për monitorimin e situatës

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In