• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Trafiku i armëve nga Rinasi, një anglez dhe një femër të dyshuar

by A R
30/08/2017 08:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa ka mbyllur në qeli 32-vjeçarin Saimir Çullhai dhe ka shpallur në kërkim shtetasin Neritan Faria, strukturat e antiterrorit dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda, janë përqëndruar tek intenerari i një shtetasi anglez.

Emri i personit anglez që mendohet se ka hyrë në Shqipëri rreth datës 20 gusht 2017, nuk bëhet i ditur, por burimet pranë prokurorisë sqarojnë se pikërisht ky person mendohet se ka vizituar për tre ditë Shijakun, ku bashkë me të ka qënë dhe një femër.

Informacionet operative që kanë mbëritur nga policia në Prokurorinë e Krimeve të Rënda hedhin dyshime të forta se vizita e shtetasit Anglez në Shijak, mund të jetë kryer pikërisht për të porositur armët dhe vendosur së bashku me shqiptarët një strategji se si duhet të mbërinin automatikët në Angli.

Nga ana e burimeve shpjegohet pikërisht ky shtetas është larguar nga Shqipëria në 24 gusht 2017 përmes aeroportit të Rinasit. Për të hedhur dritë mbi indentitetin e tij hetuesit po verifikojnë kamerat e sigurisë të aeroportit, për të siguruar të dhëna shtesë mbi këtë të dyshuar e për t’ia përcjellë më tej autoriteteve britanike.

Tre emrat falso në kutitë me armë
Saimir Çullhai në bashkëpunim me shtetasin Neritan Faria, kanë përdorur emrat e tre shtetasve anglezë, për të dërguar me postë ekspres DHL,tre pakot me kallashnikovë drejt Mbretësisë së Bashkuar. Emrat besohet se janë të remë, por tashmë autoritet Angleze janë duke kryer hetime për zbulimin e tyre.

Burimet pranë prokurorisë thanë se si pritës në tre pakot e postuara nga Durrësi, rezultojnë shtetasi bitanik Lauron Lee, që jeton në qytetin Uetford, si dhe Lauren Coules e Jake Marchant, që jetojnë në Bedford. Emrat e të treve janë shënuar në secilën nga pakot, ndërkohë që dërguesit janë tre të moshuar që nuk kishin dijeni për çfarë kishte ndodhur. Emrat e tyre janë përdorur në mënyrë të qëllimshme dhe për të humbur gjurmët, nga Saimir Çullhai dhe Neritan Faria.

“S’e dija se çfarë kishte brenda pakove”
I arrestuari Saimir Çullhai ka mbajtur të njëjtin qëndrim si në prokurori dhe përballë Gjykatësve të Krimeve të Rënda. Vetë Cullhai mohoi akuzën ndërsa para gjykatës sqaroi se duke pohuar: “…zoti gjykatës, unë skam lidhje me armët. Një shok i imi i quajtur Tani me banim në Shijak më kërkoi që ta ndihmoja të postonim diçka në Durrës.

Më tha që ishte i pirë dhe meqenëse ishim shok, pranova ta ndihmoj. Por as nuk e di se çfarë kishin kutiat dhe as nuk di se kush do ti pranonte”.Ky version i Çullhait u mohua nga prokuroria, përfaqësuesi i së cilës sqaroi se ai ka pasur dijeni të plotë dhe kjo e provuar dhe me përgjimet telefonike mes tij dhe personit në kërkim në momentin që policia zbuloi armët në Rinas.

Për avokatin e Çullhait Armir Veizi, arrestimi është i paligjshëm dhe klienti i tij nuk lidhje me armët. “Akuzohet për dy vepra penale për “Prodhim dhe trafikim i lëndëve narkotike” dhe për “Prodhim dhe Shitje të armëve”. Nga gjykata u vendos si caktim i paligjshëm i arrestimit në flagrancë, pasi vlerësoi se nuk ishim në kushtet e arrestimit në flagrancë. Por çuditërisht u vendos caktimi i masës “arrest me burg”. Nuk duhet të ishte vendosur kjo masë”-shprehet Armir Veizi./Shqiptarja

Next Post
Si ta kuptoni nëse partneri ju dashuron vërtetë…

Si ta kuptoni nëse partneri ju dashuron vërtetë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklarata e Vuçiç për devijimin e lumit Ibër, reagon Departamenti amerikan i Shtetit -

Deklarata e Vuçiç për devijimin e lumit Ibër, reagon Departamenti amerikan i Shtetit –

August 11, 2026
Vuçiç sulmon BE-në pas reagimit për Ibrin: Reaguan menjëherë për të mbrojtur shqiptarët

Vuçiç sulmon BE-në pas reagimit për Ibrin: Reaguan menjëherë për të mbrojtur shqiptarët

August 11, 2026
Analiza/ Plani i Vuçiç për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar real që rrezikon Kosovën?

Analiza/ Plani i Vuçiç për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar real që rrezikon Kosovën?

August 11, 2026
Takimi Rama-Soros në Dhërmi, gazetari: Kryeministri i takon publikisht miqtë, pa komplekse, pavarësisht ndarjeve politike

Takimi Rama-Soros në Dhërmi, gazetari: Kryeministri i takon publikisht miqtë, pa komplekse, pavarësisht ndarjeve politike

August 11, 2026
Riaktivizohet zjarri në Krujë, era favorizon flakët

Riaktivizohet zjarri në Krujë, era favorizon flakët

August 11, 2026
Trump sulmon negociatorët iranianë: Janë dinakë dhe të pandershëm

Trump sulmon negociatorët iranianë: Janë dinakë dhe të pandershëm

August 11, 2026
Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Lurës, flakët avancojnë drejt “Kurorës së Lurës”

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Lurës, flakët avancojnë drejt “Kurorës së Lurës”

August 11, 2026
UEFA dhe dy konfederata i bashkohen frontit kundër Infantinos, hartojnë platformë të re për qeverisjen e futbollit botëror

UEFA dhe dy konfederata i bashkohen frontit kundër Infantinos, hartojnë platformë të re për qeverisjen e futbollit botëror

August 11, 2026
Martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez, ndajnë foton me unazat e martesës

Martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez, ndajnë foton me unazat e martesës

August 11, 2026
Nga Dajti në Përmet / 12 orë, 23 zjarre! Flakët përhapen në disa fronte, ja ku po punohet ende

Nga Dajti në Përmet / 12 orë, 23 zjarre! Flakët përhapen në disa fronte, ja ku po punohet ende

August 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com