Policia e Firences ka arrestuar 4 persona për trafikim të lëndëve narkotike. Mes të arrestuarve është edhe shqiptari Pavlin Delia.
Shqiptari ishte pjesë e bandës së Giovanni Suteras, i dënuar më parë me burg të përjetshëm për vrasjen e një argjendari dhe një 17 vjeçari. Të arrestruarit kultivonin marijuhanë në Spanjë dhe më pas e transportonin atë për në Itali, ku e merrte shqiptari Pavlin Delia.
Ndërsa 2 të arrestuarit e tjerë Renato Suterra, vëllai i Giovanni Suterras dhe Ruben Crespo, bëhet me dije nga mediat italiane se ishin anëtarë të Cosa Nostra-s.
a.ç










