• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Trafikonin emigrantë nga Lindja e Mesme drejt BE, goditet banda e shqiptarëve/ 6 persona të arrestuar, ja çfarë ju gjeti policia

by Ardit Rada
21/06/2020 11:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shtetit ka zbuluar një rrjet trafikantësh shqiptarë, të cilët në bashkëpunim me shtetas të huaj trafikonin në mënyrë ilegale qytetarë nga Lindja e Mesme drejt vendeve europiane kundrejt pagesës.

A. O., 36 vjeç, M. I., 30 vjeç, A. V., 39 vjeçe, A. B., 20 vjeçe, të katërt banues në Tiranë, si dhe A. P., 21 vjeç dhe M. P., 19 vjeç, të dy banues në Korçë, janë të arrestuarit nga policia.

Këta persona merrnin nga 100-300 euro për çdo emigrant nga Bilishti në Tiranë dhe nga Tirana në drejtim të Kukësit ose Shkodrës.

Gjatë operacionit janë gjetur: 12.000 euro, 1 milion lekë, një armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë, 10 aparate celuarë, mandate tërheqjeje shumash monetare nga agjensitë e transfertave të parave, si dhe dy automjete që shërbenin për të transportuar emigrantët.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor “Stafeta”.

Goditet një grup kriminal që merrej me organizimin dhe drejtimin e trafikimit të emigrantëve të paligjshëm nga Lindja e mesme drejt vendeve të BE-së.

Vihen në pranga 6 shtetas.

Sekuestrohen shuma parash, armë zjarri pistoletë, automjete e prova të tjera.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandimit të emigrantëve nga Lindja e Mesme drejt vendeve të BE-së, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Operacioneve Speciale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në koordimin nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një hetimi gati 8-mujor ka finalizuar me sukses operacionin “Stafeta”, duke goditur një aktivitet të paligjshëm në fushën e trafikimit të personave.

Në kuadër të hetimeve të procedimit penal të vitit 2019 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë është bërë e mundur të dokumentohet veprimtaria kriminale dhe ndalimi i shtetasve: A. O., 36 vjeç, M. I., 30 vjeç, A. V., 39 vjeçe, A. B., 20 vjeçe, të katërt banues në Tiranë, si dhe A. P., 21 vjeç dhe M. P., 19 vjeç, të dy banues në Korçë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe persona të tjerë në Greqi, Turqi dhe Lindjen e Mesme, për një periudhë 9-mujore kanë organizuar dhe drejtuar veprimtarinë kriminale të trafikimit të personave me origjinë nga Lindja e Mesme në Greqi, Shqipëri deri në përcjelljen e tyre drejt kufirit me Malin e Zi, Kosovën, me destinacion final vendet e Bashkimit Europian.

Gjatë ndjekjes së këtij procedimi penal janë dokumentuar rreth 4 raste të trafikimit të personave nga ky grup dhe sipas të dhënave këta persona merrnin nga 100-300 euro për çdo emigrant nga Bilishti në Tiranë dhe nga Tirana në drejtim të Kukësit ose Shkodrës.

Shtetasit A. O., A. V. dhe M. I. janë kapur në flagrancë në afërsi të rrethrrotullit të TEG-ut duke transportuar me automjetet 5 emigrantë të paligjshëm nga Maroku.

Gjatë këtij operacioni policor janë mundur të sigurohen prova materiale të përfitimeve të këtyre personave nga kjo veprimtari kriminale, konkretisht: 12.000 euro, 1 milion lekë, një armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë, 10 aparate celuarë, mandate tërheqjeje shumash monetare nga agjensitë e transfertave të parave, si dhe dy automjete që shërbenin për të transportuar emigrantët.

Materialet procedurale iu përcollën Prokurorisë pranë Gjyaktës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat ‘’Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit’’ dhe “Armëmbajtja pa leje”.

/e.rr

Next Post
Tiranë/ Policia arreston 37-vjeçarin me armë zjarri dhe municion luftarak

Detajet/ Dy gra dhe katër burra, dalin emrat e 6 trafikantëve të emigrantëve nga Lindja e Mesme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

November 8, 2026
Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

Berisha u del në krah studentëve, qytetarët e “masakrojnë” me komente: Nuk mbledh dot më shumë se 500 vetë, do të shfrytëzosh ata!

November 8, 2026
U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

November 8, 2026
Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

November 8, 2026
Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In