• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Trafikonin emigrantë me kamionë drejt Anglisë për 11 mijë paund, dënohen tre shqiptarët (EMRAT)

by E S
28/03/2026 18:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Megjithëse Shqipëria prej vitin 2023 konsiderohet nga qeveria angleze si një vend i sigurt pa mundësi azil kërkimi prej qytetarëve shqiptarë, kjo nuk e ka ndalur trafikun e shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe.

Nëse gjatë viteve 1997-1998 kur nisi edhe valla e parë e mbërritjes të Shqiptarëve drejt vendit ishull, ata paguanin për një vend në kamion jo më shumë se 2000 dollarë, sot çmimet për një vend në pjesën e pasme të një kamioni që niset nga Spanja, Franca apo Anglia drejt Anglisë varjon nga 11.000 deri 20.000 stërlina.

Sipas policisë metropolitane në Londër të cilës i referohet Top Channel tre anëtarë të një rrjeti trafiku njerëzish me bazë në Londër, të cilët merrnin 11,000 paund për person për ti sjellë, në Mbretërinë e Bashkuar me kamionë nga Belgjika, janë gjetur fajtorë në gjykatën Southwark Crown Court.

Toni Liko, 42 vjeç nga Wembley u dënua me pesë vjet e tetë muaj bashkëpunëtori i tij shqiptari Klement Gjika, 44 vjeç nga Islington në veri të Londrës, u dënua me pesë vjet e tetë muaj.

Ndërsa shoferi rumun 37-vjeçari Stelian Bodnari u dënua me tre vjet e katër muaj.

Gjatë hetimit, oficerët e Policisë Metropolitane zbuluan nga kamerat CCTV, se emigrantët nga pjesa e pasme e kamionëve, transferoheshin në automjete të tjera para se të dërgoheshin në Londër.

Hetimet zbuluan se 20 shtetas shqiptarë janë sjellë në Londër përmes këtij grupi kriminal gjatë 18 muajve që ata vepruan.

Megjithatë, në të vërtetë numri shqiptarëve të trafikuar nga treshja Liko, Gjika dhe Bodnari sipas policisë Metropolitane është shumë më e madhe.

Ata u vunë para drejtësisë pasi oficerët ndoqën automjetet, kontrolluan kamerat CCTV-në në stacionet e shërbimit të karburanteve dhe përdorën survejim për të identifikuar drejtuesit e rrjetit.

Pasi u arrestuan, analiza e telefonave zbuloi komunikim midis trafikantëve dhe shoferëve të kamionëve, që organizonin pikën e takimit dhe transferimet.

Disa ditë më parë gazeta The Telegraph publikoi një shkrim me titull “Shitësit shqiptarë të drogës pretendojnë se janë skllevër për të evituar dëbimin.

Charles Hymas editori i çështjeve të brendeshmë në këtë gazetë shkruan se: “Shqiptarët e dënuar për shitje droge apo si punëtorë në shtëpitë ku rritet kanabis ndërmarrin apele në gjykatat e emigracionit për të bllokuar dëbimin, duke përdorur ligjin e të drejtave të njeriut, me argumentin se ata janë skllavëruar prej grupeve kriminale të përfshira në shitje kokaine”.

Next Post
Shpërthejnë debatet për ekspozitën, pasaktësi të mëdha për masakrat në Kosovë

Shpërthejnë debatet për ekspozitën, pasaktësi të mëdha për masakrat në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In