• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Trafikonin drogë me biçikleta, tre të arrestuar në Durrës

by Java News
18/12/2016 12:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe biçikletat po përdoren nga trafikantët për transportimin e lëndëve narkotike, si një mënyrë efikase kjo për t’u kamufluar.

Specialistët për Narkotikët në Durrës kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar ”Çiklisti”. Gjatë këtij aksioni janë sekuestrohen lëndë narkotike të llojit kokainë, Cannabis Sattiva si dhe një armë e ftohtë, ndërsa në prangat e policisë kanë rënë tre persona dhe tre të tjerë janë proceduar penalisht.

Operacioni erdhi pas një punimet hetimore tre mujore nga policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës. Trafiku i drogës brenda qytetit të Durrësit kryhej pikërisht me biçikletë, për të mos rënë në sy.

Personat e arrestuar janë Florian Likmeta 41 vjeç, banues në Durrës, Detar Rama 24 vjeç, banues në Durrës dhe Erti Bllaca 31 vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu filloi proçedimi në gjendje të lirë për S.Zh. 23 vjeç, banues në Durrës, E.M. 22 vjeç, banues në Durrës dhe G.R. 20 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tyrë u bë pasi një natë më parë, në lagjen Nr.13, Durrës, gjatë kontrollit fizik të ushtruar shtetasve të mësipërm, përfshirë edhe tre muajt të hetimit, u janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale, lëndë narkotike, të ndara në doza për t’u shitur, konkretisht:

• rreth 100 gr lënde narkotike e dyshuar e llojit Kokainë;

• rreth 500 gr lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva;

• një thikë;

• një kaçavidë, brenda së cilës vendosnin lëndën narkotike;

• një biçikletë;

• lekë dhe

• aparatë telefoni celular.

Si kryhej trafiku i drogës me biçikletë
Të arrestuarit, dozat e lëndëve narkotike, Kokainë dhe Cannabisin e fshihnin në një pjesë të biçikletës (pjesën e pasme) dhe më pas I shpërndanin.

Mjeti që përdornin ishte biçikleta ose motor me qëllim që të mos identifikoheshin që po kryenin veprimtari të jashtëligjshme.

F.Likmeta ka qenë i arrestuar në vitin 2014, po për të njëjtën vepër penale (shpërndarës Kokaine) dhe gjatë kësaj periudhe ka qenë në lirim me kusht.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”dhe”Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta “në bashkëpunim parashikuar në nenet 283/2 dhe 279 të Kodit Penal.
shqiptarja.com/d.i.

Next Post
Kashima në epërsi kundër Realit

Kashima në epërsi kundër Realit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aktorja Anila Bisha kërkoi të pezullohet “Diella”, reagon qeveria: Padia është e pakuptimtë

Aktorja Anila Bisha kërkoi të pezullohet “Diella”, reagon qeveria: Padia është e pakuptimtë

February 11, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

February 11, 2026
“Provokim skandaloz ndaj paqes”, Serbia shpërthen ndaj Shqipërisë: Po na kërcënoni, do të reagojmë!

“Provokim skandaloz ndaj paqes”, Serbia shpërthen ndaj Shqipërisë: Po na kërcënoni, do të reagojmë!

February 11, 2026
Naim murseli i mori 100 mijë euro borxh Pacollit, zbulohet kontrata në gjykatë. Reagon biznesmeni

Naim murseli i mori 100 mijë euro borxh Pacollit, zbulohet kontrata në gjykatë. Reagon biznesmeni

February 11, 2026
Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Vënia nën hetim e Këlliçit që ndodhet në SHBA? Zëdhënësi i Policisë sqaron masat: U procedua për organizim të tubimit

February 11, 2026
Këngëtarja Dua Lipa dhe Callum Turner drejt altarit? Zbardhen planet për dasmë në Liqenin e Como-s

Këngëtarja Dua Lipa dhe Callum Turner drejt altarit? Zbardhen planet për dasmë në Liqenin e Como-s

February 11, 2026
36 mln lekë për një traktor me subvencion, zbulohet mashtrimi me fondet e bujqësisë në Korçë

36 mln lekë për një traktor me subvencion, zbulohet mashtrimi me fondet e bujqësisë në Korçë

February 11, 2026
Nga Konjufca te Gërvalla e Maqedonci, Albin Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kosovë

Nga Konjufca te Gërvalla e Maqedonci, Albin Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kosovë

February 11, 2026
Salianji kritik ndaj Berishës: S’protestohet me fishekzjarre! Duhet të tregojnë mesazhin e vërtetë të protestës

Salianji kritik ndaj Berishës: S’protestohet me fishekzjarre! Duhet të tregojnë mesazhin e vërtetë të protestës

February 11, 2026
Kuvendi i Kosovës mblidhet për formimin e qeverisë së re, Kurti: Barazimi i drejtuesve të UÇK-së me regjimin e Millosheviçit, i papranueshëm

Kuvendi i Kosovës mblidhet për formimin e qeverisë së re, Kurti: Barazimi i drejtuesve të UÇK-së me regjimin e Millosheviçit, i papranueshëm

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In