• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Trafikoi 613 kg kokainë në kontenierët me banane, Gjermania jep “OK” për ekstradimin e Arbër Cekaj

by Java News
23/08/2019 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Afro një vit e gjysmë pas arrestimit, drejtësia gjermane ndez dritën jeshile për ekstradimin e Arbër Cekajt në drejtim të Shqipërisë.

Sipas “Balkanweb” vendimi për lejimin e ekstradimit të pronarit të kompanisë “Arbri Garden”, është marrë 20 ditë më parë nga gjykata penale e Dusseldorfit.

Vonesa në marrjen e vendimit, lidhej me faktin se biznesmeni nën akuzë për trafikimin e sasisë rekord të 613 kilogramëve kokainë kolumbiane drejt portit të Durrësit, ka bërë kërkesa të shumta përpara autoriteteve të drejtësisë gjermane, me qëllim pengimin e ekstradimit. Njëherazi ai ka paraqitur edhe kërkesë për azil me argumentin se në Shqipëri i rrezikohet jeta.

Kërkesa për azil – konfirmuan burimet – nuk është shqyrtuar ende nga gjykata, çka do të thotë se nuk mund përcakohet koha se kur mund ekstradohet biznesmeni. Për këtë cështje News24 kontaktoi zyrën e shtypit në ministrinë e Drejtësisë dhe zyrën e Interpolit, por nuk mori përgjigje zyrtare nga ana e tyre.

Arbër Çekaj është marrë zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria për Krime të Rënda për akuzën e trafikut të narkotikëve kryer në bashkëpunim me menaxherin e kompanisë Donald Lushaj dhe shoferin e kamionit që trasportoi kontenierët me banane nga porti i Durrësit drejt magazinave rë Arbri Garden në Maminas. Procesi gjyqësor në gjykatën për Krime të Rënda pritet të rifillojë në shtator, pasi më herët nuk u bë i mundur njoftimi i biznesmenit të pandehur.

Sasia e drogës që vinte nga Kolumbia, më e madhja e kapur ndonjëherë në vendin tonë u bllokua në mars të 2018, në kontenierët me banane që ishin porositur nga biznesmeni. Vlera e drogës përllogaritej 180 milionë euro. Biznesmeni Cekaj eshte cilesuar nga ish ambasadori amerikan Donald Lu, si “peshku i madh” i kokainës./BW

g.kosovari

Next Post
FOTO/ Emiri i Katarit mbërrin për një vizitë me një super jaht në Sarandë

FOTO/ Emiri i Katarit mbërrin për një vizitë me një super jaht në Sarandë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hita takim me strukturat në Elbasan, Berat dhe Kukës: Siguria dhe qytetarët, prioritet

Hita takim me strukturat në Elbasan, Berat dhe Kukës: Siguria dhe qytetarët, prioritet

September 6, 2026
DETAJE / Kush janë të arrestuarit në Sarandë? Grupi i drogës drejtohej nga Altin Arapi…

DETAJE / Kush janë të arrestuarit në Sarandë? Grupi i drogës drejtohej nga Altin Arapi…

September 6, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 7 Shtator 2026

September 6, 2026
Rama: Është një eksperiment social dhe ekonomik që një kryeqytet të drejtohet pa kokë!

Rama: Është një eksperiment social dhe ekonomik që një kryeqytet të drejtohet pa kokë!

September 6, 2026
Nis evidentimi i dëmeve pas zjarreve, Gogu: Ditë të vështira për shumë komunitete

Nis evidentimi i dëmeve pas zjarreve, Gogu: Ditë të vështira për shumë komunitete

September 6, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

September 6, 2026
Sarandë/Goditet grupi për shpërndarjen e lëndëve narkotike, 20 persona në pranga

Sarandë/Goditet grupi për shpërndarjen e lëndëve narkotike, 20 persona në pranga

September 6, 2026
Mrekulli në Nepal, 64-vjeçarja gjendet e gjallë pas më shumë se 10 ditësh nën baltë

Mrekulli në Nepal, 64-vjeçarja gjendet e gjallë pas më shumë se 10 ditësh nën baltë

September 6, 2026
Berisha në SHBA, takimi me shqiptarët në New Jersey: Rama po zbraz Shqipërinë

Berisha në SHBA, takimi me shqiptarët në New Jersey: Rama po zbraz Shqipërinë

September 6, 2026
Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Himara ‘merr frymë’, kritike situata në Shkodër dhe Fier

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Himara ‘merr frymë’, kritike situata në Shkodër dhe Fier

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com