• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Trafikantët shqiptarë po ofrojnë oferta ‘tre për dy’/ Si po rrezikojnë jetën fëmijë e të rritur për të shkuar në Angli?

by
01/09/2022 16:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Trafikantët tani kanë filluar të bëjnë edhe oferta që i kalojnë agjencitë turistike. Trafikantët shqiptarë po ofrojnë oferta “tre për dy” për të kaluar Kanalin, në mënyrë që fëmijët të bëjnë udhëtimin e rrezikshëm falas. Gjithashtu, ato kanë bërë tarifa standarde prej rreth 5000 paund për të rritur, por fëmija lejohet të bëjë udhëtimin falas. Të tjerë po japin zbritje deri në 2000 paund për një fëmijë kur varka është gati për t’u nisur.

Enver Solomon, shefi ekzekutiv i Këshillit të Refugjatëve, tha se “është jashtëzakonisht shqetësuese që trafikantët e njerëzve po marrin fëmijët në udhëtime të tilla të rrezikshme.

“Ne e dimë nga puna e gjatë me refugjatët shqiptarë se shumë të rinj janë trafikuar dhe janë viktima të shfrytëzimit kriminal dhe seksual”, tha Solomon.

Në një reklamë të postuar në TikTok, një trafikant njerëzish ofronte “udhëtime në Angli çdo ditë. Udhëtim me 15 deri në 20 persona në varkë. Ne jemi më të mirët”.

Trafikantët po bëjnë oferta për udhëtimin në Angli edhe pse ky udhëtim po bëhet gjithnjë e më i rrezikshëm.
Të kontaktuar nga një gazetar i infiltruar, ato thanë se bënte 10 mijë paund për 2 persona ndërsa fëmija e ka falas. “Është udhëtim i sigurt, nuk ka problem për fëmijën.

Një tjetër trafikant i tha gazetarit se një çift me dy fëmijë do paguanin vetëm 2 mijë paund për një fëmijë, nga 4500 që e kishte çmimin për një të rritur.

“Nuk do të ketë asnjë rrezik për fëmijën. Thjesht merrni një çantë të vogël dhe futeni brenda. Ne kemi marrë fëmijë javën e kaluar. Mosha tre deri në katër vjeç”, e ka siguruar trafikanti gazetarin e infiltruar.

Kur u pyet, një bandë e tretë, u përgjigj: “Nëse do t’i paguani paratë në Shqipëri 4000 euro për një të rritur dhe 3000 euro për një fëmijë. Nëse paratë paguhen në Angli, atëherë çmimi do të jetë 4000 £ për një të rritur dhe 3500 £ për një fëmijë”.

Gjithashtu, sipas Home Office, zbritje të tilla ka edhe për personat me aftësi të kufizuara ku për shkak të gjendjes së tyre, cilado qoftë ajo, ato paguajnë më pak para.

Zyrtarët në Angli thonë se varkat po bëhen më pak të sigurta dhe udhëtimet më të rrezikshme pasi trafikantët e njerëzve po marrin më shumë emigrantë mbi to.

Marrë nga Gazeta “Si”

/e.d

Next Post
“Bandat mund të jenë bërë bashkë për të eliminuar Ervis Martinajn”

"1 milionë euro në ditë"/ Gazetari: Ja çfarë zbuloi policia te zyrat e Ervis Martinajt. Si numëroheshin paratë pas xhamave të blinduar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çmimet e naftës rriten mbi 113 dollarë, ndërsa shitja e inteligjencës artificiale trondit aksionet! Investitorët blejnë obligacione

Çmimet e naftës rriten mbi 113 dollarë, ndërsa shitja e inteligjencës artificiale trondit aksionet! Investitorët blejnë obligacione

October 23, 2026
‘Është e tmerrshme’, Ukraina dhe Evropa në ankth ndërsa Trump mban anën e Putinit

‘Është e tmerrshme’, Ukraina dhe Evropa në ankth ndërsa Trump mban anën e Putinit

October 23, 2026
Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

October 22, 2026
“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

October 22, 2026
“Jam misionar, nuk dorëhiqem” / Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Vasili-protestuesve: Shkoni po ua mbajti të godisni një efektiv në SHBA!

October 22, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

“Qori dhe Feraj janë zogj të Albin Kurtit” / Çupi: Vetëvendosje erdhi e armatosur në Shqipëri, pas dhunës qëndrojnë idetë e saj

October 22, 2026
Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

October 22, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve, Mazniku mohon lidhjen me protestat: Ishte një plan i mëparshëm i qeverisë

October 22, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën”: Të përfshihen socialistë dhe protestues…

October 22, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Rama dorëheqje? Klosi iu përgjigjet prerë protestuesve: Nuk është kërkesë që negociohet!

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In