• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Trafikantët shqiptarë ‘maskohen’ si turistë dhe furnizojnë me kanabis pushuesit në ishujt grekë

by Java News
18/07/2017 21:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia greke tha se bllokoi gjatë qershorit rreth 2,5 tonë marijuanë, pjesa më e madhe e së cilës e ardhur nga kufiri shqiptar. Sipas të dhënave zyrtare policore greke mbi 1.300 persona janë bllokuar në Greqi për aktivitet të lidhur me narkotikët vetëm gjatë qershorit. Sipas ekspertëve shqiptarë të antidrogës sezoni turistik rrit përdoruesit e lëndëve narkotike, sidomos në ishujt grekë dhe rrjedhimisht edhe aktivitetin e rrjeteve të trafikantëve. Për policinë shqiptare Greqia mbetet një nga rrugët kryesore të trafikimit të marijuanës së kultivuar në Shqipëri. Kufiri tokësor është i pamundur të mbulohet me ruajtje nga forcat kufitare ndërkohë që trafikantët herë pas here ndryshojnë mënyrat e transportimit të drogës. Dukuria më e fundit e përhapur është përdorimi i makinave të marra me qera dhe “fshehja” e trafikantëve si turistë për të transportuar nga zonat kufitare në thellësi të Greqisë sasitë e narkotikëve.

Sasi të reja të sekuestruara në Shqipëri

Policia e Vlorës tha se në vijim të operacionit masiv antidrogë të zhvilluar territorin e Llakatundit ku u bllokuan ditëte fundit rreth 15 tonë drogë u finalizuar një tjetër operacion policor në fshatin Grabian të këtij rrethi. Sipas policisë në një pjesë toke ullishte u gjetën të fshehur dhe u sekuestruar 24 thasë të mbushur me lëndë narkotike marijaunë , me peshë totale 300 kilogramë. Policia tha se arrestoi një 52 vjeçar për veprën penale ” Prodhim dhe shitja e narkotikëve” Të dhënat zyrtare të policisë shqiptare flasin se gjatë kësaj periudhe në sistemin policor janë administruar gjithësej 1844 informacione policore vetëm në drejtim të kultivimit të kanabisit. Këtë vit në bashkëpunim me policinë italiane janë kryer 10 fluturime për monitorimin nga ajri dhe janë administruar 7 raporte monitorimi. Ndërkohë, në kuadër të luftës kundër kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve, janë goditur 14 grupe kriminale dhe janë finalizuar 23 operacione, të kryera në bashkëpunim me policitë e vendeve të tjera. Gjykata e Vlorës vendosi një ditë më parë arrest me burg për 7 banorë të fshatit Drithas Llakatund në shtëpitë e të cilëve u sekuestruan disa tonë me marijuanë. Policia ka hetuar dhe verifikuar gjithësej edhe 51 punonjës policie, ku ndër ta nuk kanë munguar të arrestuarit dhe të përjashtuar nga policia për përfshirje në aktivitete me narkotikët./VOA

a.ç

Next Post
FOTO/ Rama kërkon votën me dy gishta…

'Vetëm Enveri e bën këtë vend shtet', Rama-komentuesit: Ta rruante edhe mjekrën e të mbyllte facebook-un

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In