• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Trafikantët, komunikim i koduar me letrat e bixhozi

by A R
27/10/2015 09:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Durrësit ka mundur të hedhë dritë mbi një prej operacioneve më të mëdha policore ku, në port, pas një informacioni të ardhur në rrugë operative, u zbulua një ngarkesa me dru që po shkonte në drejtim të Milanos. Por brenda druve gjendej edhe një ngarkesë droge që ditën e djeshme ka kapur shifrat e 984 kg që ishin të strehuara brenda paletave të druve ndërsa ishin të gjitha të mbuluara edhe me letra bixhozi. Deshifrimi ka ardhur vetëm ditën e djeshme, ndërsa bëhet me dije se në fakt lënda narkotike është mbledhur nga 6 persona dhe po kaq ishte edhe grupi i personave që do ta prisnin në Milano. Sipas të dhënave që vijnë nga policia bëhet me dije se ka shkuar në tre numri i të arrestuarve në këtë operacion antikanabis, ndërsa dje është prangosur edhe Gani Bushati, nga Bushati i Shkodrës i cili dyshohet se është personi që grumbullonte lëndën narkotike nëpër zona të ndryshme të Veriut.

Trafikantët kishin zgjedhur një skenar të mirë menduar për të kaluar bimën narkotike përmes Portit të Durrësit duke e fshehur atë në një sasi lëndë drusore që transportohej me kamion, që kishte pas të ngjitur edhe një trajler, të ngarkuar po me lëndë drusore dhe kanabis. Paketimi i marijuanës ishte bërë aq me kujdes sa në çdo qese kishte një letër bixhozi që do shërbente si kod komunikimi për trafikantët e lëndës narkotike dhe pronarëve të rinj të mallit. Sipas të dhënave bëhet me dije se letrat e bixhozit ishin vendosur në pakot e marijuanës për të identifikuar pronarin që kishte blerë mallin që e priste në Itali. Kështu që sasia e kanabisit ishte blerë nga disa persona në Itali, teksa çdo letër bixhozi korrespondonte më blerësin në vendin fqinj. Në Itali është rënë në gjurmët e tre personave të cilët janë shpallur në kërkim, që dyshohet se ishin edhe pritësit kryesor të mallit ndërsa ende nuk dihet se kush ishin edhe personat e tjerë të cilët korrespondojnë me letrat e bixhozit në të cilat ishin ndarë lënda narkotike.

Policia e Shtetit bër me dije mbrëmë se po punohet intensivisht për të mësuar se kush janë personat që kanë furnizuar Bushatin në Bushat. Operacioni vijon edhe në disa plane të tjera për trafikun e narkotikëve, ndërsa ende nuk saktësohet nëse transportuesit e kishin rrugën e parë apo jo të lëvizjes në drejtim të Milanos për të çuar atje dru dhe kanabis. Po ditën e djeshme Policia e Vlorës sekuestroi 46.7 kg kanabis dhe shpalli në kërkim shoferin e automjetit në të cilin ndodhej lënda narkotike. Gjatë ndjekjes nga efektivët e policisë, Eraldo Danaj, banues në fshatin Llakatund të Vlorës ka braktisur makinën dhe është larguar në një prej rrugicave pranë monumentit të Pavarësisë. 30-vjeçari ka përfituar nga errësira dhe është larguar në drejtim të paditur, ndërsa policia ka sekuestruar automjetin “Audi-A3 në pronësi të tij. Lënda narkotike në formë gjetheje dhe boçe ishte paketuar në qese të zeza dhe saktësohet se policia po punon për arrestimin e autorit i cili akuzohet për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

 

Shekulli

Next Post

Libri i Blushit shitet nën dorë, reagon Sejdini: Nuk jam unë personazhi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / “Mjedise moderne”, Rama viziton godinën e re të DPSHTRR në Lushnjë

VIDEO / “Mjedise moderne”, Rama viziton godinën e re të DPSHTRR në Lushnjë

April 11, 2026
Trump: Forcat amerikane po “pastrojnë” Ngushticën e Hormuzit

Trump: Forcat amerikane po “pastrojnë” Ngushticën e Hormuzit

April 11, 2026
Të rishikohet harta, Hoxha: Kemi numër të lartë të universiteteve në vend

Të rishikohet harta, Hoxha: Kemi numër të lartë të universiteteve në vend

April 11, 2026
Zbulohet korniza e parë e hidrogjenit të ujit detar

Zbulohet korniza e parë e hidrogjenit të ujit detar

April 11, 2026
Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

Berisha apel për pjesëmarrje në protestën e 17 prillit: PD nuk ndalet deri në largimin e Ramës

April 11, 2026
Rama: Në qershor aplikojmë për t’u bërë pjesë e zonës së përbashkët për pagesat Euro

Rama: Negociatat me BE nuk janë bllokuar, njerëzit e ligj i përdorin shqiptarët si mish për top

April 11, 2026
“Naftën e hoqëm se nuk e ka as BE”, Rama prezanton programin mbështetës para fermerëve të Lushnjes

“Naftën e hoqëm se nuk e ka as BE”, Rama prezanton programin mbështetës para fermerëve të Lushnjes

April 11, 2026
Avionë luftarakë kinezë rrethojnë Tajvanin, Xi: Nuk do tolerojmë absolutisht pavarësinë e ishullit

Avionë luftarakë kinezë rrethojnë Tajvanin, Xi: Nuk do tolerojmë absolutisht pavarësinë e ishullit

April 11, 2026
Shpërthen zjarri në stadium, anulohet ndeshja në Zvicër

Shpërthen zjarri në stadium, anulohet ndeshja në Zvicër

April 11, 2026
Përjashtimet nga seancat plenare, deputetët e PD padi në Gjykatën Administrative, kërkojnë shfuqizimin e vendimit të Etikës

Përjashtimet nga seancat plenare, deputetët e PD padi në Gjykatën Administrative, kërkojnë shfuqizimin e vendimit të Etikës

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In