Një sasi mjaft e madhe kokaine u gjet nga policia britanike e braktisur në lindje të Anglisë. Pesha e drogës së kapur nga autoritetet shkonte në rreth 360 kg. Droga u gjet në dy ngarkesa të ndryshme në plazh. Çantat e para ku ndodhej edhe sasia më e madhe u gjetën javën e shkuar ndërsa ngarkesa e dytë u bllokua mëngjesin e së premtes.
“Çantat e para që mbanin pako me kokainë u zbuluan të enjten në mesditë në një plazh të Hopton, pranë portit ‘Great Yarmouth’ në Norfolk. Çantat e tjera që mbanin një sasi më të vogël të drogës u gjetën sot në mëngjes në një plazh në Detin e Veriut në Caister-on-Sea”, deklaroi policia britanike.
Nëse droga do të dilte në treg, atëherë do të kapte vlerën e 58 milionë eurove./a.m.