• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

TRAFIKANTET E SEKSIT/ Kodet që fundosën 3 taksistët e prostitutave VIP

by Java News
19/04/2017 10:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përfshirja në “shërbimet” e seksit me pagesë në kryeqytet u ka kushtuar nga një dënim me nga 7 vjet e 6 muaj burg tre taksistëve. Sipas Gjykatës së Tiranës, tre taksistët, një prej të cilëve punonjës policie, kanë kryer dërgimin e disa prostitutave “luksi” te klientët e tyre nëpër hotele të ndryshme, kanë ndërmjetësuar gjetjen e klientëve, si edhe kanë përfituar përqindje lekësh. Në vendimin e shpallur më 4 prill 2017, të pandehurit Franko Alidervishi, Eglantin Kapo dhe Engjëll Ylli u shpallën fajtorë për akuzën e “shfrytëzimit të prostitucionit”. Ata u arrestuan nga një operacion i finalizuar në tetor të vitit 2015, pas një hetimi disamujor ndaj disa personave të angazhuar në shfrytëzimin e prostitucionit në kryeqytet, shkruan “Panorama”.

Ata u gjykuan të veçuar nga dy prostituta dhe dy klientët e tyre të arrestuar gjatë të njëjtit operacion policor. Gjatë gjykimit, të tre të pandehurit kanë mohuar akuzën dhe kanë kërkuar pafajësi. Ata kanë pohuar se kanë kryer vetëm punën e taksistit dhe se nuk kanë pasur dijeni mbi veprimtarinë e jashtëligjshme që kryenin vajzat që kishin si kliente në taksitë e tyre. “Nga shqyrtimi gjyqësor rezultoi e provuar se dy të pandehurit, Franko Alidervishi dhe Eglantin Kapo, kanë ndërmjetësuar të pandehurat Silvana N. dhe Xheje D., në disa raste, me persona të ndryshëm për prostitucion. Ndërsa i pandehuri Engjëll Ylli ka bashkëpunuar me shtetasen Silvana N. në disa raste, gjatë kohës që kjo e fundit ushtronte vetë, apo së bashku me të pandehurat e tjera prostitucion.

Për këtë shërbim, të pandehurit janë paguar nga këto shtetase nga shumat që përfitonin për ushtrimin e prostitucionit”, arsyetonte Gjykata e Tiranës. Një nga provat kryesore të gjykatës kanë qenë deklarimet e vajzave të përfshira në prostitucion, të cilat kanë rrëfyer emrat e taksistëve me të cilët lëviznin nëpër Tiranë, si edhe përgjimet e komunikimeve telefonike mes tyre. Një nga bisedat e transkriptuara ishte ajo mes numrit 06…431 që u përket Xheje D., ku ajo është telefonuar nga i pandehurit Franko Alidervishi, i cili i kërkon asaj të shkojë të pijë një kafe te stadiumi “Dinamo”.

Sipas gjykatës, telefonuesi nuk është vetë i pandehuri Franko, por një person tjetër, të cilit ai i ka vënë në dispozicion numrin e Xhejes, ndërsa Franko është taksisti. Në një tjetër përgjim, të analizuar nga gjykata, më 15 janar 2016, e pandehura Xheje është telefonuar nga i pandehuri Franko, i cili i thotë se “… më vonë do të telefonojë se ka ardh ai kushëriri im të pimë ndonjë kafe”.

ma.me

Next Post
Këshilla/Po të doni të jetoni më shumë? Hani më pak…

Këshilla/Po të doni të jetoni më shumë? Hani më pak…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Për ca jugosllavë të mbetur në Prishtinë

Dorëheqja si akt kundërshtimi

March 17, 2026
Revoltohet Ervin Salianji pas ngjarjes së rëndë në Shkodër: Më dënuan sa një trafikant droge

A do kandidoni në 23 maj për kryetar të PD? Ervin Salianji: Kush është në politikë dhe thotë që s’ka ambicie, gënjen!

March 17, 2026
Ambasadori amerikan në Izrael shkon të takojë Netanyahun: Më dërgoi Presidenti të vërtetoj a jeni gjallë

Ambasadori amerikan në Izrael shkon të takojë Netanyahun: Më dërgoi Presidenti të vërtetoj a jeni gjallë

March 17, 2026
Kur do bashkohen Shqipëria e Kosova? Diplomati Qemal Minxhozi: Bashkimi shpirtëror dhe ekonomik është tashmë realitet

Kur do bashkohen Shqipëria e Kosova? Diplomati Qemal Minxhozi: Bashkimi shpirtëror dhe ekonomik është tashmë realitet

March 17, 2026
Berisha akuzoi ambasadorin Gonzato për trillime ndaj PD-së, reagon KE: Nuk komentojmë mbi spekulime

Berisha akuzoi ambasadorin Gonzato për trillime ndaj PD-së, reagon KE: Nuk komentojmë mbi spekulime

March 17, 2026
Dyshohet se po planifikonin një vrasje në Shqipëri/ Detaje nga arrestimi i dy bjellorusëve dhe një rusi në Kosovë

Dyshohet se po planifikonin një vrasje në Shqipëri/ Detaje nga arrestimi i dy bjellorusëve dhe një rusi në Kosovë

March 17, 2026
Shqipëria i hap derën produkteve kineze, INSTAT: Tkurren furnizimet nga Turqia dhe Italia

Shqipëria i hap derën produkteve kineze, INSTAT: Tkurren furnizimet nga Turqia dhe Italia

March 17, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Bojkoti i PD në Kuvend për Iranin, një akt politik

March 17, 2026
Shpalli kandidaturën për kryetare të PD, Kokalari: Kërkesa do t’i shkojë Berishës nga avokatët amerikanë!

Shpalli kandidaturën për kryetare të PD, Kokalari: Kërkesa do t’i shkojë Berishës nga avokatët amerikanë!

March 17, 2026
Editoriali i Ramës me Vuçiç/ Ministrja Gërvalla: Nuk ka rrugë drejt Serbisë pa kaluar nga Prishtina

Editoriali i Ramës me Vuçiç/ Ministrja Gërvalla: Nuk ka rrugë drejt Serbisë pa kaluar nga Prishtina

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In