Autoritetet në Bergamo të Italisë kanë zhvilluar një operacion kundër krimit të organizuar, duke ekzekutuar 43 masa sigurie në Itali, Shqipëri dhe vende të tjera europiane.
Sipas asaj që raportojnë paraprakisht mediat italiane, janë sekuestruar mbi 4 milionë euro, që dyshohet se burojnë nga aktiviteti kriminal i trafikut të drogës.
Pritet që detajet mbi këtë operacion të jepen në një konferencë për shtyp nga prokurori i Bergamos në mesditë, në një lidhje ku do të jenë të pranishëm po ashtu përfaqësues të agjencisë Eurojust dhe autoritetet shqiptare.
/a.r