• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ç’po ndodh me përmbytjet? Çako: Jemi në fazë menaxhimi, bilanci do bëhet në ditët në vijim

by A R
13/01/2026 10:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Reshjet intensive të shiut, që shoqëruan fillimin e këtij viti të ri, sollën problematika në disa qarqe të vendit, duke sjellë përmbytje të shumë banesave, tokave bujqësore apo vështirësi në qarkullim në disa qarqe të vendit.

Për një pasqyrë më të plotë të bilancit të pasojave, masat e marra gjatë këtyre ditëve të vështira, por edhe mësimet e nxjerra për përmirësimin e përballimit të emergjencave në të ardhmen, gazetarja Oliana Maloku ka zhvilluar një intervistë ekskluzive për Tv Klan me Drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako.

Haki Çako shpjegon se situata e përmbytjeve është ende e ndjeshme, por momentalisht vendi ndodhet në fazën e menaxhimit. “U bënë thuajse një javë që ka përmbytje, për shkak të reshjeve, duke bërë që të fryhen lumenjtë në vend. Qarqet më problematike janë Shkodra, Lezha dhe Fieri, ku ka ujë në toka bujqësore dhe në oborre të banesave të qytetarëve”, tha Çako për Tv Klan.

Ai theksoi se Durrësi po kalon tashmë në fazën e rehabilitimit, ndërsa për lumin Seman, u shpreh se niveli i lartë i ujit ka shkaktuar çarje të argjinaturës. “Për shkak të mbingarkesës, ka pasur çarje në argjinaturë, ku është ndërhyrë gjatë gjithë natës, për t’ju ardhur në ndihmë banorëve”, tha Haki Çako.

Çako gjithashtu shtoi se bilanci i plotë i dëmeve do të bëhet në ditët në vijim, pas raportimeve të bashkive. “Do të vlerësohen dëmet nga përmbytjet. Bashkitë do të nxjerrin përfundimet, për bilancin total të përmbytjeve. Bilanci do të dalë pas kalimit të situatës së rëndë të përmbytjeve.”

Ai nënvizoi gjithashtu se Shqipëria është një vend i ekspozuar ndaj përmbytjeve, dhe megjithëse janë bërë investime të rëndësishme për hapjen e kanaleve dhe ndërtimin e hidrovoreve, kjo nuk mjafton për të përballuar intensitetin e reshjeve të ditëve të fundit. “Intensiteti i reshjeve ka kaluar thuajse çdo parashikim, edhe pse kemi punuar në maksimalisht”, tha Çako.

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile theksoi se të gjitha institucionet kanë funksionuar mbi bazë të protokolleve të Emergjencave Civile dhe se Agjencia ka qenë në kontakt të vazhdueshëm për të monitoruar situatën dhe parashikimet e motit. “Mekanizmi ynë është në përputhje me atë të Mbrojtjes Civile Europiane”, përfundoi Çako, duke shprehur optimizëm për përmirësimin e motit gjatë 10 ditëve të ardhshme.

Next Post
Netët gjysmëfinale të Eurovision 2026, zbulohet data kur do të konkurrojë Shqipëria

Netët gjysmëfinale të Eurovision 2026, zbulohet data kur do të konkurrojë Shqipëria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

August 23, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Për gjithë të alarmuarit nga borderot e protestës

August 23, 2026
Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

August 23, 2026
Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

August 23, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

August 23, 2026
Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

August 23, 2026
Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

August 23, 2026
Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

August 23, 2026
Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

August 23, 2026
Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com