• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 8, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Trafik kokaine nga Amerika Latine drejt Zvicrës/ SPAK dërgon për gjykim dosjen, kush janë dy ‘kokat’ shqiptare që drejtonin grupin

by B K
01/07/2025 17:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

SPAK ka dërguar për gjykim dosjen për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike ndaj Gëzim Bakallit dhe Erjon Locit.

SPAK dërgon për gjykim dosjen 108/2024 për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar për gjykim, procedimin penal, nr.108 të vitit 2024 pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, në ngarkim të të pandehurve:

Gëzim BAKALLI (alias Shkembim Cërmanji), i akuzuar për konsumimin e elementëve të veprave penale:
i. “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, më shumë se një herë, në 15 (pesëmbëdhjetë) episode, parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”,

ii. “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e drejtimit parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal,

iii. “Falsifikim i dokumenteve”, të parashikuar nga neni 186/1 i Kodit Penal (sa i përket lejes së drejtimit të automjetit/patentës kosovare),

iv. “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, të parashikuar nga neni 189/1 i Kodit Penal sa i përket pasaportës kosovare),

v. “Falsifikim i akteve të gjendjes civile”, të parashikuar nga neni 191/1 i Kodit Penal (sa i përket kartës së identitetit kosovar).

Erjon LOCI, i akuzuar për konsumimin e elementëve të veprave penale:
i. “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, më shumë se një herë, në 6(gjashtë) episode, parashikuar nga nenet 283/2 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”,

ii. “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.

Hetimet rreth këtij procedimi penal janë realizuar në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet e drejtësisë zvicerane, Byronë Kombëtare të Hetimit si dhe strukturat e hetimit të Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.

Nga aktet e administruara për interesa të këtij procedimi penal ka rezultuar e provuar se, Prokuroria e Kantonit të Solothurnit ka vijuar me kryerjen e hetimeve ndaj disa personave, mes të cilëve edhe shtetas shqiptarë, të cilët, gjatë viteve 2018-2024, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal kanë importuar sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojit kokainë, heroinë, marijuanë dhe ecstasy, që sigurohej kryesisht nga Amerika Latine dhe Gjermania. Më tej, këto sasi tregtoheshin në rajonin e Kantonit të Solothurn-it, si edhe në vende të tjera.

Nga hetimet paralele të kryera nga prokuroritë e dy vendeve, duke zbatuar metoda speciale të hetimit është bërë e mundur identifikimi dhe procedimi në Zvicër dhe në Shqipëri i 12 personave (shtetas shqiptarë, zviceranë, turq dhe italianë), të cilët ishin të përfshirë në aktivitetin e paligjshëm kriminal.

Autoritetet e drejtësisë zvicerianë kanë proceduar 10 shtetas shqiptarë dhe të huaj.

Me qëllim mbledhjen e provave që kanë të bëjnë me dokumentimin e aktivitetit të paligjshëm kriminal në territorin zviceran, lidhur me trafikimin, tregtimin dhe importimin e organizuar të lëndëve narkotike, janë kryer një sërë veprimesh hetimore. Nga këto veprime hetimore ka rezultuar e provuar se bashkëpunëtorët e personave të proceduar ose/dhe të dënuar nga autoritetet zvicerane të drejtësisë, të cilët kanë trafikuar lëndë narkotike në mënyrë të paligjshme në territorin e Konfederatës së Zvicrës në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe e kanë tregtuar atë në territorin zviceran janë dhe të pandehurit Gëzim Bakalli, si dhe Erjon Loci.

Nga aktet e administruara në kuadër të ndihmës së ndërsjellët juridike në fushën penale, ka rezultuar e provuar se të pandehurit dhe bashkëpunëtorët e tyre kanë koordinuar me njëri-tjetrin në këto aktivitete kriminale edhe përmes komunikimeve me anë të platformave të enkriptuara “Sky ECC”, “Threma” dhe “Signal”.

I pandehuri Gëzim Bakalli ka patur rolin e drejtuesit dhe financuesit në këtë veprimtari të paligjshme kriminale, të cilën e ka konsumuar në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal në 15(pesëmbëdhjetë) episode, ndërsa i pandehuri tjetër Erjon Loci, është njëri nga personat që ka ndihmuar të pandehurin Gëzim Bakalli, në transportimin dhe shitjen e lëndëve narkotike në territorin zviceran në 6(gjashtë) episode.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në Zvicër dhe Shqipëri, janë sekuestruar sendet e mëposhtme:

22.25 kg heroinë (me përqindje pastërtie që varionte nga 62% – 30.7%),
345.4 kg kokainë (me përqindje pastërtie që varion nga 86.9% – 44.2%),
1.000 kg kokainë, (mbetur në tentativë)
2 kg marihuanë
10´000 tableta ecstasy
2(dy) armë zjarri (SIG 210, SIG 220), si dhe municion luftarak
një orë femrash “Rolex”,
një orë e markës “HUBLOT”,
dy pajisje regjistruese,
2 kapuçë maskimi dhe dokumente shkresore (kontrata shitblerje, pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme),
karta bankare,
gjashtë telefona celularë
Me qëllim identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të të pandehurve, Gëzim Bakalli dhe Erjon Loci është proceduar me ndarjen e akteve të procedimit penal nr. 108 të vitit 2024 në procedimin nr.108/1 i vitit 2025, për të cilin po vijojnë hetimet.

Next Post
Duka thotë se nuk e njeh, por bisedat në “SKY” zbulojnë të vërtetën! Martinaj foli me Leonardin dhe mohoi urdhrin për Malkon

Duka thotë se nuk e njeh, por bisedat në "SKY" zbulojnë të vërtetën! Martinaj foli me Leonardin dhe mohoi urdhrin për Malkon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“PD ka humbur shpirtin e lëvizjes, i duhet rilindje me figura dhe ideale të reja”

“PD ka humbur shpirtin e lëvizjes, i duhet rilindje me figura dhe ideale të reja”

December 8, 2025
Rrjeti “kryqëzon” influenceren/ Reagimet pasi futi djalin në qese vakumi për një video: Nuk është e denjë për të qenë nënë

Rrjeti “kryqëzon” influenceren/ Reagimet pasi futi djalin në qese vakumi për një video: Nuk është e denjë për të qenë nënë

December 8, 2025
Kujdes kur qesh pushteti!

E kaluara, më e pasigurt se e ardhmja

December 8, 2025
Mblidhet grupi parlamentar i PD, Berisha: Platformë për ripopullimin e vendit

Mblidhet grupi parlamentar i PD, Berisha: Platformë për ripopullimin e vendit

December 8, 2025
Rama vizitë në Jordani, pritet në takim zyrtar nga mbreti Abdullah II bin Al-Hussein

Rama vizitë në Jordani, pritet në takim zyrtar nga mbreti Abdullah II bin Al-Hussein

December 8, 2025
Kreu i PDK i kërkon BE-së heqjen e sanksioneve, përmend edhe Gjykatën Speciale…

Kreu i PDK i kërkon BE-së heqjen e sanksioneve, përmend edhe Gjykatën Speciale…

December 8, 2025
Hajdutët godasin në zemër të São Paulo-s, zhduken nga biblioteka 13 veprat e Matisses dhe Portinarit

Hajdutët godasin në zemër të São Paulo-s, zhduken nga biblioteka 13 veprat e Matisses dhe Portinarit

December 8, 2025
BE miraton listën e “vendeve të treta të sigurta”, Italia synon zhbllokimin për qendrat në Shqipëri

BE miraton listën e “vendeve të treta të sigurta”, Italia synon zhbllokimin për qendrat në Shqipëri

December 8, 2025
Pas gjobës 120 milionë euroshe, Musk s’e lë Komisionin Evropian të bëjë reklama

Pas gjobës 120 milionë euroshe, Musk s’e lë Komisionin Evropian të bëjë reklama

December 8, 2025
Xhelozi, takime të fshehta dhe zhgënjime, Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

Javë me kurthe të padukshme, Chrysanthi Kalogeri këshillon Horoskopin: Kujdes nga entuziazmi i tepërt!

December 8, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In