DURRËS-Drejtuesi i një trajleri dhe katër persona të tjerë që po tentonin të kalonin kufirin në mënyrë ilegale për në Itali janë arrestuar në port. Klandestinët ishin fshehur në trajlerin që po transportonte makineri dhe konfeksione drejt Italisë, por gjatë kontrollit janë zbuluar nga skaneri.
Të arrestuar janë Mariglen Mema 24 vjeç banues në Shijak, drejtuesi i mjetit, ndërsa në trajler ishin fshehur; Altin Hajdini 29 vjeç, banues në Durrës, H.L. 32 vjeç, banues në Tiranë, V.M. 34 vjeç, banues në Mirditë dhe F.V. 28 vjeç, banues në Peshkopi.
Të arrestuarit sipas policisë janë persona me rekorde, si të parregullt në vendet e BE-së, prandaj po tentonin kalimin në mënyrë të paligjshme. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” parashikuar në nenin 298 të Kodit Penal.
a.ç