Pas Kakavijës, fluks i rënduar automjetesh është regjistruar mbrëmjen e sotme (9 gusht), edhe në aksin rrugor nga ‘Tuneli i Llogarasë’, në drejtim të Orikumit dhe Vlorës.
Qindra automjete janë vendosur në radhë të gjata, ndërsa qarkullimi vijon me ritme të ngadalta.
Kjo, për shkak të numrit të lartë të pushuesve që po kthehen pas fundjavës së kaluar në zonat turistike të jugut.
Radhët e automjeteve shtrihen për kilometra, duke sjellë vonesa për drejtuesit që lëvizin në drejtim të Vlorës.










