Policia e Beratit ka arrestuar shtetasin Pajtim Shyti, 35 vjeç, banues në Berat. Arrestimi është bërë pas një hetimi njëmujor nga Seksioni për Narkotikët. Gjatë ushtrimit të kontrollit fizik dhe në banesën e tij në lagjen “30-Vjetori” , iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave material 14 gr lëndë narkotike heroinë; 215 gr lëndë narkotike marijuanë; 24 gr fara bimë narkotike Cannabis Sattiva si dhe një aparat celular.









