• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Trafik droge nga Shqipëria në Sicili, kush është i shumëkërkuari nga drejtësia italiane

by Java News
07/02/2019 20:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ky është 57-vjeçari Kasëm Piluri i shumëkërkuari nga drejtësia italiane që u arrestua një ditë më parë nga forcat Policore në Vlorë. Kasëm Piluri nga fshati Nivicë e Tepelenës është një emër i njohur edhe për policinë shqiptare pasi u arrestua në qershor të 2017 për trafik droge, por për mungesë provash u la i lirë. Në një kohë kur drejtësia shqiptare e pati të pamundur të faktojë akuzat e trafikut të drogës, këtë gjë e bëri Gjykata e Apelit në Katania, e cila e dënoi atë me 10 vite burg.

Sipas autoriteteve italiane 57-vjeçari akuzohet për pjesëmarrje në “Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”. Policia dyshon se Kasëm Piluri është një prej pjesëtarëve të një grupi që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike nga Shqipëria për në Sicili të Italisë.

Por si u zbulua grupi që trafikonte droge nga Shqipëria drejt Sicilisë?

Si rezultat i një operacioni nga Guardia di Finanza dhe policisë shqiptare në 2017 u zbulua grupi i cili po tentonte të trafikonte 600 kg kanabis me skaf nga Laguna e Vilunit drejt Italisë.
Në këtë kohë policia arrestoi Kasëm Pilurin bashkë me tre persona të tjerë (Altin Rramolli, Andi Mita, dhe Andrea Renato Çaushi), të akuzuar për përfshirje në një grup që trafikonte droge, për llogari të një klani të grupit mafioz italian.

Lënda narkotike sigurohej nga zonat e Tepelenës dhe Vlorës dhe më pas dërgohej në veri të vendit për llogari të një grupi në Shkodër, që drejtohej nga biznesmeni Shkodra Bardhok Planaj, i arrestuar në dhjetor të vitit të 2018. Hetimet në Shqipëri nisën në bashkëpunim me autoritet italiane, por në fund Kasëm Piluri u lirua në mungesë të provave. Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi vetëm 7 persona si të përfshirë në tentativën për trafikimin e 600 kg kanabis. BW

/a.meta

Next Post
Çifti divorcohet 3 minuta pas martesës, ja shkaku

Berat/ Rritet numri i divorceve, shkak varfëria dhe xhelozia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

November 10, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste

November 10, 2026
Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

November 10, 2026
Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

November 10, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: SPAK po provon me majat e Piramidës se askush nuk është mbi ligjin

November 10, 2026
Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

November 10, 2026
Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

November 10, 2026
Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

November 10, 2026
Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

Kur do të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas? Përgjigjet ministri Enea Karakaçi

November 10, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In