• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Trafik droge me vlerë 55 milionë euro, ja sa vite burg do të vuajnë 10 trafikantët

by Java News
26/12/2023 11:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme për 10 anëtarët e një grupi kriminal, të cilët akuzohen se trafikuan sasi të mëdha droge me vlerë 55 milionë euro nga Shqipëria në Itali.

Bëhet fjalë për shtetasit; Robert Myftari, Julian Bejdollari, Aurel Kalari, Rexhino Muçaj, Piro (Kleo) Bregu, Ilirian Duçellari (alias Ilirian Zaimi), Orhan Duçellari, Alban Koshi, Elton Hamza dhe Mariglen Shusha, të cilët kanë kryer aktivitetin kriminal të trafikimit të narkotikëve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Ndryshimi i vetëm në vendimin e GJKKO është dënimi i Ilirjan Duçellarit (Zaimi), kreut të grupit. Ky i fundit është dënuar me 12 vite e 8 muaj burg duke i shtuar edhe 1 vite katër muaj burg nga dënimi i mëparshëm.

Njoftimi i GJKKO

Në kuadër të një informimi të mëparshëm, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zhvilluar hetime për procedimin penal nr.36 të vitit 2019, në kuadër të një Skuadre të Përbashkët Hetimore me Autoritet e Antimafies dhe Prokurorisë së Barit, Itali, për veprat penale të “Kultivimi i bimëve narkotike”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal ,“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet, 284/1, 28/4, 283/a/1 e 22, 28/4, 283/a/1, 28/4, 287/1 gërma “d”, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Gjatë këtij hetimi është dokumentuar veprimtaria kriminale e  pjesëtarëve të katër grupeve të fuqishme kriminale të organizuar, të cilët kanë vepruar nga viti 2014 deri ne vitin 2019, në Shqipëri dhe në kontakt e bashkëpunim me organizatat kriminale italiane, kanë trafikuar sasi të konsiderueshme lënde narkotike në Itali e më pas në vende të tjera europiane.

Autoritetet Shqiptare dhe Autoritetet Italiane, gjatë hetimeve të mëparshme bërë në Shqipëri në kuadër  të operacioneve ‘Shefi’ dhe ‘Kulmi’ në mars të  vitit 2018 e në qershor të vitit 2020, kanë rindërtuar, edhe me ndihmën e deklaratave të katër bashkëpunëtorëve të drejtësisë, të dhëna  për shkelje të ligjit  te kryera nga zyrtar publik shqiptar, pastrim parash, po ashtu të gjithë “zinxhirin e prodhimit” të lëndës narkotike që nga kultivimi, prodhimi, mbledhja, magazinimi dhe trafikimi në drejtim të brigjeve pugliese me mjete lundruese  të fuqishëm.

Në tërësi, në kuadër të hetimeve të sipërpërmëndura, janë sekuestruar rreth 6 (gjashtë) tonelata lëndë narkotike të tipit marijuanë, kokainë e hashish, duke ju hequr organizatave kriminale të ardhura të vlerësuara në mbi 55 milion euro, për një sasi totale prej rreth 14 milion dozash njëshe që dalin nga shpërndarja me pakicë.

Në kuadër të këtij hetimi janë sekuestruar me qëllim konfiskimin e tyre, pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, subjekte tregtare, ambiente biznesi, në një vlerë prej 10 (dhjetë) milion euro. Ky hetim është vlerësuar nga EUROJUST si një ndër hetimet më të sukseshme në Evropë, i kryer në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore.

Në përfundim të hetimeve paraprake janë dërguar për gjykim të pandehurit Robert Myftari, Julian Bejdollari, Aurel Kalari, Rexhino Muçaj, Piro (Kleo) Bregu, Ilirian Duçellari (alias Ilirian Zaimi), Orhan Duçellari, Alban Koshi, Elton Hamza dhe Mariglen Shusha, të cilët kanë kryer aktivitetin kriminal të trafikimit të narkotikëve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Në përfundim të gjykimit Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.13, datë 09.02.2023, ka deklaruar fajtorë të pandehurit e mësipërm sipas akuzave përkatëse si dhe ka i dënuar ata me burgim. Gjatë gjykimit në shkallë të parë Prokuroria kërkoi ndërmjet të tjerave deklarimin fajtor të të pandehurit Ilirjan Duçellari (Zaimi) edhe për veprën penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale” e parashikuar nga neni 287/1 gërma “d” i K.Penal si dhe konfiskimin e disa pasurive të cilat konsiderohen si produkt i veprës penale. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë me vendimin nr.13 datë 09.02.2023 deklaroi të pafajshëm të pandehurin Ilirjan Duçellari (Zaimi) për veprën penale të parashikuar nga neni 287/1 gërma “d” e Kodit Penal si dhe rrëzoi kërkesën për konfiskim të pasurive.

Prokuroria e Posaçme ka ushtruar ankim kundër vendimit nr.13 datë 09.02.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar pasi mori në shqyrtim ankimin e prokurorit dhe ankimet e të pandehurve, me vendimin nr.55, datë 22.12.2023, ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 13, datë 09.02.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këtë ndryshim:

– Deklarimin fajtor të të pandehurit Ilirjan Duçellari (Zaimi) për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, e parashikuar nga neni 287, pika 1, shkronja “b”, i Kodit Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim;

– Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, dënimin e të pandehurit Ilirjan Duçellari (Zaimi) me një dënim të vetëm prej 19 (nëntëmbëdhjetë) vitesh burgim;

– Në zbatim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, uljen e dënimit me 1/3 (një të tretën) e tij, duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Ilirjan Duçellari (Zaimi) me 12 (dymbëdhjetë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim;

– Në mbështetje të nenit 36, pika 1, shkronja “b”, të Kodit Penal, konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të këtyre pasurive:

–Pasuria me nr. 517/1 ND3 – N26, Zona Kadastrale 3140, Vol. 13, Fq. 113, e llojit “njësi”, me sipërfaqe 69.32 m2, ndodhur në Radhimë, Vlorë, regjistruar në emër të shtetasit Ilirjan Zaimi, hipotekuar në favor të Bankës së Parë të Investimeve Albania sh.a.., dhe të Bankës Societe Generale Albania sh.a.;

–Pasuria me nr. 24/8+1-14, Zona Kadastrale 8603, Vol. 6, Fq. 100, e llojit “apartament”, me sipërfaqe 56.80 m2, ndodhur në Lagjen “Pavarësia”, Vlorë, regjistruar në emër të shtetasit Ilirjan Zaimi, hipotekuar në favor të Bankës Societe Generale Albania sh.a.;

–Pasuria me nr. 28/4+1-28, Zona Kadastrale 8603, Vol. 16, Fq. 104, e llojit “apartament”, me sipërfaqe 134 m2, ndodhur në Lagjen “Pavarësia”, Vlorë, regjistruar në emër të shtetases Elisabeta Duçellari, hipotekuar në favor të Bankës Societe Generale Albania sh.a.;

–Pasuria me nr. 37/34-ND, Zona Kadastrale 8605, Vol. 45, Fq. 187, e llojit “ndërtesë”, me sipërfaqe 124 m2, ndodhur në Lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, godinë tre katëshe, me dy kate banimi, me sipërfaqe 124 m2 secili, dhe kati i tretë me sipërfaqe 71 m2, regjistruar në emër të shtetasit Neki Duçellari, hipotekuar në favor të Bankës Societe Generale Albania sh.a..

/f.s

Next Post
Tregtari rrëfen momentin e rënies së zjarrit në Lushnjë: Mu dogjën 50 mln lekë tapete

Tregtari rrëfen momentin e rënies së zjarrit në Lushnjë: Mu dogjën 50 mln lekë tapete

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri i Jashtëm iranian kërcënon: Nëse SHBA-të na godasin, ne do të sulmojmë bazat amerikane në rajon

Ministri i Jashtëm iranian kërcënon: Nëse SHBA-të na godasin, ne do të sulmojmë bazat amerikane në rajon

February 7, 2026
Dervishaj: Pas vendimit për Ballukun, SPAK ka hyrë në politikë. Zgjedh me kë do të qeverisë!

Dervishaj: Pas vendimit për Ballukun, SPAK ka hyrë në politikë. Zgjedh me kë do të qeverisë!

February 7, 2026
Takimi Erdogan-Mitsotakis në 11 shkurt/ Nga kufiri detar te marrëveshja për emigracionin, ja temat që do diskutohen

Takimi Erdogan-Mitsotakis në 11 shkurt/ Nga kufiri detar te marrëveshja për emigracionin, ja temat që do diskutohen

February 7, 2026
Kur natyra godet! Greqia flet për rrezik, Shqipëria për fajtorë

Kur natyra godet! Greqia flet për rrezik, Shqipëria për fajtorë

February 7, 2026
Fluks në urgjencën e Fierit/ Çdo ditë mbi 120 pacientë, mjekët: Gripi po zgjat më shumë

Fluks në urgjencën e Fierit/ Çdo ditë mbi 120 pacientë, mjekët: Gripi po zgjat më shumë

February 7, 2026
Bisedimet mbahen javën e ardhshme, Zelensky: SHBA kërkon që lufta me Rusinë të përfundojë deri në qershor

Bisedimet mbahen javën e ardhshme, Zelensky: SHBA kërkon që lufta me Rusinë të përfundojë deri në qershor

February 7, 2026
BE akuzon TikTok se dëmton të miturit: Të ndryshojë dizajnin që krijon varësi. Kompania: Akuzat të pabaza

BE akuzon TikTok se dëmton të miturit: Të ndryshojë dizajnin që krijon varësi. Kompania: Akuzat të pabaza

February 7, 2026
Princesha e Norvegjisë: Kërkoj falje për miqësinë me Epstein

Princesha e Norvegjisë: Kërkoj falje për miqësinë me Epstein

February 7, 2026
Mbërrin në spital pa jetë një 4-vjeçar në Vlorë, familjarët: Kishte të vjella pasi konsumoi mjaltë

Mbërrin në spital pa jetë një 4-vjeçar në Vlorë, familjarët: Kishte të vjella pasi konsumoi mjaltë

February 7, 2026
Ylli Manjani për “vendimin pa vendim” të Kushtetueses: Kur mungesa e seriozitetit prodhon kolaps institucional

Ylli Manjani për “vendimin pa vendim” të Kushtetueses: Kur mungesa e seriozitetit prodhon kolaps institucional

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In