• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Trafik droge Itali-Spanjë, mes 20 të arrestuarve edhe shqiptarë

by Java News
20/11/2018 10:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një mega-operacion anti-drogë është duke u kryer nga karabinierët e Venecias në Itali, por që është shtrirë edhe në Spanjë e Austri, teksa deri më tani janë kryer 20 arrestime të anëtarëve të një organizate të formuara nga italianët, moldavët, ukrainasit dhe shqiptarët.

Me prova të forta në duar, prokurorët dhe karabinerët po veprojnë së bashku për të konfiskuar edhe pasuritë e paluajtshme të bandës së drogës, që kapin një vlerë totale prej rreth 1 milion euro.

Sipas mediave italiane, nga hetimet e kryera nga prilli i 2017 deri në prill të 2018, janë zbuluar prova konkrete për veprimtarinë kriminale të këtij grupi të mirë-strukturuar.

Policia ka zbardhur importet nga Spanja të sasive të mëdha të marihuanës dhe hashashit, prej një sasie të vlerësuar në rreth 200 kilogram. Lënda narkotike më pas shitej në brendësi të Venecias, si dhe në krahinat e Padovës, Vicencës dhe Trevisos, gjithashtu pranë shkollave, veçanërisht në mesin e të miturve.

Droga mbërrinte në Padova nga Almeria me korrierë të cilët përdoreshin për ta futur lëndën narkotike në bagazhet e autobusëve ose nga korrierët që e sillnin nga Gjermania në bordin e makina luksoze.

Gjashtë prej të arrestuarve janë nga Padova dhe sipas zyrës së prokurorit publik venecian, ata do të përfshiheshin në trafikimin e madh të drogave që vinin nga Spanja në Veneto.

a.ç

Next Post
Gjesti i 6-vjeçarit prek botën, shet lodrat për të parë Superclasicon

Gjesti i 6-vjeçarit prek botën, shet lodrat për të parë Superclasicon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com