• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

TRAFIK DROGE/ Historia e dashurisë së Valentin Selajt që i’u sekuestruan 1.4 mln euro, me Viola Spiron

by Java News
06/02/2018 16:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arrestimi i të dashurit të ish-velinës së “Fiks Fare” dhe prezantueses së emisioneve sportive, Viola Spiros, ishte lajmi më i bujshëm në mediat italiane dhe ato shqiptare. Prej kohësh Spiro flitej se ishte në një lidhje me një djalë shumë të pasur, i cili i mundësonte udhëtime të shpeshta në të gjithë botën dhe i ofronte një standard të lartë jetese, që pasqyrohej në fotot që ajo postonte në Instagram.

Edhe pse Viola kishte deklaruar hapur se ishte në një lidhje dhe ndihej e lumtur, ajo u përpoq që ta mbante të fshehtë identitetin e të dashurit, me justifikimin se nuk ishte person publik. Por, me sa duket, Viola ka pasur një arsye mjaft të fortë. Asgjë nuk dihej për djalin në krah të Violës (përveç ndonjë fotoje të rrallë të publikuar në rrjete sociale) deri në momentin kur një gazetë italiane zbuloi se ai quhet Valentin Selaj, dhe rezulton të jetë një bos i vërtetë kokaine.Lidhja në fshehtësi e Viola Spiros me bosin e kokainës, si la punën për ta ndjekur në Europë

vioa

Bashkë me djalin që policia italiane e arrestoi para disa ditësh, në një shkrim të publikuar nga gazeta italiane “La Nazione”, u përfol edhe Viola, si e dashura e tij e bukur nga Shqipëria. Në shkrimin në fjalë u tha se Valentin Selaj ishte “Zoti i drogës” dhe kreu i një bande mjaft të fuqishme ndërkombëtare, që sillte kokainë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Firenze, nëpërmjet Holandës.

Gjatë arrestimit u raportua se bandës iu sekuestruan miliona euro dhe qindra kilogramë kokainë dhe drogëra të tjera. Nga të njëjtat burime u njoftua se vetëm në një javë ata qarkullonin 10 kilogramë kokainë vetëm brenda qytetit të Firenzes. E ishte pikërisht kjo gazetë që, ndër të tjera, botoi edhe lajmin se e dashura seksi e bosit të kokainës është vetë bukuroshja e ekraneve shqiptare, Viola Spiro.

DY VITET E VIOLA SPIROS ME TË DASHURIN QË E MBULONTE ME PARA, SI E BRAKTISI TELEVIZIONIN PËR TË

“Morning nga Monaco!” ishte një nga mbishkrimet që prezantuesja e sportit Viola Spiro bëri pak kohë më parë në Instagram, pasi ndodhej për pushime në Monte Carlo. Edhe pse fotot që postoi ishin të gjitha vetëm, mendohet se në fakt mund të ketë qenë e shoqëruar me të dashurin sekret, pranë të cilin u shpreh se ndihej e lumtur.

Udhëtimin në Monte Carlo ajo e bëri pasi e pamë në qershor në sfilatën e për vitshme të “Geraldina Sposa”. Viola u fotografua në shoqërinë e të dashurit Valentin, historia me të cilin u bë publike në fillim të vitit të kaluar. Ky ishte një nga rastet e rralla kur ish-velina 28-vjeçare e “Fiks Fare” shfaqej në shoqërinë e të dashurit më të ri në moshë në evente publike në Tiranë.

I zgjedhuri i biondes simpatike është një djalë i panjohur, me të cilin Viola krijoi lidhje para dy vitesh gjatë spektaklit “Dance with me”. Që pas këtij spektakli, duket se Viola nuk e kishte më punën në ekran primare. Për gjashtë muaj ajo e braktisi televizionin, për të shoqëruar të dashurin e saj në udhë- timet e tij në Europë. Pas kë- tyre muajve shëtitje në të gjithë botën, ajo u rikthye për t’u shfaqur në një spot publicitar me Amos Zaharinë, Eva Muratin e Jetmir Pjetërnikajn.

Por muajt e shkëputjes nga ekrani të Violës nuk ishin pushim total për bionden simpatike, pasi ajo u komentua më shumë se kurrë në faqet e shtypit rozë për historinë e re të dashurisë me një djalë të panjohur në publik. Viola e bëri të njohur pjesërisht historinë e saj të re, duke postuar foto me partnerin, por gjithmonë duke gjetur një mënyrë për t’ia fshehur fytyrën. Vetë Viola nuk e rrëfeu arsyen pse detyrohej t’ia fshehte portretin të dashurit, me të cilin shijoi një tur të vërtetë gjashtë- mujor aventurash në të gjitha vendet e Europës.

Veshje të shtrenjta, darka luksoze, dhe udhëtime ëndrrash ishin arsyeja pse ajo nuk u shfaq në ekran për gjysmë viti. Çifti, duke qenë se kishin lidhje në distancë, takoheshin më shumë jashtë vendit për të shijuar lidhjen e tyre. Hera e fundit që u fotografuan brenda Shqipërisë ishte te “Trëndafili mistik” te Diella në Lezhë, një lokacion shumë i preferuar së fundi nga çiftet e dashuruar. Ish-velina e “Fiks Fare” mësohet se e nisi këtë histori që kur ishte pjesë e spektaklit “Dance with me”.

Gjatë asaj periudhe në media u aludua edhe për një tërheqje të Violës përgjithmonë nga ekrani, për faktin se i dashuri ndihej xheloz për punën e saj në televizion. Aktualisht Viola punon në TVSH si gazetare sporti, ndërkohë që lajmeve për arrestimin e të dashurit u është përgjigjur me ndonjë foto apo video, duke dëshmuar se jeta për të vazhdon njësoj si më parë.

PANORAMA PLUS 

ma.me

Next Post
FOTOT/ Melania refuzon t’i japë dorën Trumpit?

FOTOT/ Melania refuzon t'i japë dorën Trumpit?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

September 21, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

Milo për ish-ambasadorin Hill: Do doja të ishte më i hapur për vendimin e Hagës

September 21, 2026
“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

September 21, 2026
Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

September 21, 2026
Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

September 21, 2026
“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

September 21, 2026

Ngjarje e rëndë në Jalë: Humb jetën turistja 32-vjeçare nga Londra. Dyshimet e para…

September 21, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

E çfarë prodhoi vizita e Berishës në Amerikë?

September 21, 2026
Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Gjykata Speciale, Nurellari: PDK synon rikthimin e sovranitetit të Kuvendit, jo amnisti për ish-krerët e UÇK-së

September 21, 2026
“Politika shqiptare si kënetë”- Paskal Milo: Duhet rikompozim për të krijuar hapësirën demokratike (VIDEO)

Milo: Ja si e binda Thaçin bashkë me Hill që të firmoste marrëveshjen e Rambujesë

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com