• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Trafik droge e grup kriminal, GJKKO dënon me 20 vite burg Gëzim Bakallin dhe Erjon Locin

by El Be
10/02/2026 16:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka shpallur sot vendimin fajtor për dy anëtarë të një grupi të strukturuar kriminal, të akuzuar për trafikim narkotikësh dhe falsifikim dokumentesh.

Në përfundim të gjykimit të shkurtuar, trupi gjykues i përbërë nga Erjon Çela, Flora Hajredinaj dhe Rudina Palloj, dënoi përfundimisht me 12 vjet e 8 muaj burgim shtetasin Gëzim Bakalli (i njohur edhe me emrin Shkembim Cërmanji) dhe me 8 vjet burgim shtetasin Erjon Loci.

Akuzat dhe dënimet specifike

Sipas vendimit, dy të dënuarit do ta vuajnë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.

Gëzim Bakalli (Cërmanji) u shpall fajtor për “Trafikim të narkotikëve” dhe “Drejtim të grupit të strukturuar kriminal”. Atij iu bashkuan edhe akuzat për falsifikim të dokumenteve, letërnjoftimeve dhe akteve të gjendjes civile. Ndonëse dënimi i tij i bashkuar arriti në 19 vite, për shkak të gjykimit të shkurtuar (zbritja e 1/3), ai do të kryejë 12 vite e 8 muaj.

Ndërsa Erjon Loci u deklarua fajtor për “Prodhimin dhe shitjen e narkotikëve” si pjesëmarrës në grupin e strukturuar kriminal. Pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij nga 12 vite zbriti në 8 vite burgim.

Sekuestrimet dhe provat materiale

Gjatë procesit gjyqësor, Gjykata urdhëroi asgjësimin e dokumenteve kosovare të falsifikuara (pasaportë, patentë dhe letërnjoftim) të përdorura nga Bakalli. Ndërkohë, një sërë provash të tjera materiale të sekuestruara gjatë kontrolleve në banesa, do të mbeten pjesë e fashikullit hetimor për procedime të ndara.

Ndër sendet e sekuestruara që do të mbahen për llogari të hetimeve pasuese përfshihen pasaporta italiane dhe dokumente zvicerane, sende luksi si syze “Gucci”, orë dore “Hublot” (në kuti Rolex) dhe varëse floriri, si dhe pajisje teknologjike si iPhone dhe një laptop MacBook Pro.

Shpenzimet dhe mundësia e ankimit

Të dënuarit janë ngarkuar gjithashtu me pagesën solidare të shpenzimeve procedurale në vlerën e rreth 43 mijë lekëve. Vendimi i GJKKO-së nuk është përfundimtar pasi palët kanë të drejtën e ankimit brenda 15 ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Vendimi i plotë i GJKKO-së:

  1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 108, të vitit 2024, në ngarkim të të pandehurve Gëzim Bakalli(alias Shkembim Cërmanji) dhe Erjon Loci”.
  2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Flora Hajredinaj dhe Rudina Palloj, me vendimin nr. 11, datë 10.02.2026 vendosi:
  3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gëzim Bakalli (alias Shkembim Cërmanji) për kryerjen e veprës penale “Trafikim i narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, dhe më shumë se një herë, parashikuar nga nenet 283/a/2 – 28/4 të K.Penal, dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, dënimin e tij me 18 (tetëmbëdhjetë) vjet burgim.
  4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gëzim Bakalli (alias Shkembim Cërmanji), për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e drejtimit, parashikuar nga neni 333/a/1 i K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 4 (katër) vjet burgim.
  5. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gëzim Bakalli (alias Shkembim Cërmanji), për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, e parashikuar nga neni 186/1 i K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
  6. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gëzim Bakalli (alias Shkembim Cërmanji), për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, e parashikuar nga neni 189/1 i K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
  7. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gëzim Bakalli (alias Shkembim Cërmanji), për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i akteve të gjendjes civile”, e parashikuar nga neni 191/1 i K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
  8. Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, i pandehuri Gëzim Bakalli (alias Shkembim Cërmanji) dënohet me një dënim të vetëm prej 19 (nëntëmbëdhjetë) vjet burgim.
  9. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Gëzim Bakalli (alias Shkembim Cërmanji) me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vjet dhe 8 (tetë) muaj burgim.
  10. Vuajta e dënimit për të pandehurin Gëzim Bakalli (alias Shkembim Cërmanji) të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.
  11. Deklarimin fajtor të të pandehurit Erjon Loci për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, dhe më shumë se një herë, parashikuar nga nenet 283/2 dhe 28/4 të K.Penal, në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, dhe dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
  12. Deklarimin fajtor të të pandehurit Erjon Loci për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a/2 i K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
  13. Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e dy veprave penale, i pandehuri Erjon Loci dënohet me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
  14. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Erjon Loci me një dënim të vetëm prej 8 (tetë) vjet burgim.
  15. Vuajta e dënimit për të pandehurin Erjon Loci të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.
  16. Në lidhje me provat materiale të sekuestruara për llogari të procedimit penal në zbatim të nenit 190 të K.Pr.Penale të procedohet si më poshtë:

Dokument në disa gjuhë i shtetit zviceran; Pasaportë në gjuhë italiane me numër **** në emër të shtetases P.R; Pasaportë në gjuhë italiane me numër **** në emër të shtetasit A.A; Një palë syze të markës GUCCI ngjyrë e zezë e verdhë; Një varëse me ngjyrë të verdhë si ajo e floririt me një medalion; Një orë dore femrash e markës Hublot MD Geneve me numër serial **** në kuti me mbishkrimin Rolex sekuestruar në banesën e të pandehurit Gëzim Bakalli; Një telefon iPhone ngjyrë bezhë dhe flori model ****, IMEI ****, Një telefon iPhone 8 i bardhë, të sekuestruara të pandehurit Erjon Loci; Laptop MacBook Pro model ****, FCC ID: ****, IC: ****, ****, Serial number **** (Sektori ekspertizës), të qëndrojnë në fashikullin e hetimit të procedimit të ndarë nr. 108/1 të vitit 2025.

Dokumentet lejë drejtimi automjeti/patentë kosovare me nr. ****, e datës 13/1/2023; pasaportë kosovare me numër ****, e datës 27/2/2023, me vlefshmëri deri më datë 26.2.2033; kartë identiteti/Letërnjoftim i kosovës me numër ****, i datës 3/11/2022 për të cilat gjatë gjykimit rezultoi se janë të falsifikuara të asgjësohen.

  1. Shpenzimet procedurale gjatë fazës së hetimit në shumën 43,630 lekë (dyzet e tremijë e gjashtëqind e tridhjetë) lekë si dhe shpenzimet gjyqësore i lihen në ngarkim të pandehurve në mënyrë solidare.
  2. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim nga palët brënda 15 (pesëmbedhjetë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.
Next Post
VIDEO- Pjesëmarrje e ulët në protestën e opozitës te Kryeministria

Pak para protestës, Luçiano Boçi zbulon synimin e PD-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In