Efektivet e Policisë Shkodër në bashkëpunim me efektivët e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe finalizuan me sukses operacioni policor “Ndalesa e Fundit” ku sekuestruan rreth 70 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa si dhe arrestuan dy të rinj.
Fatbardh Hoxha 26 vjeç, banues në Komes, Fushë Krujë
Kledi Xeka 29 vjeç, banues në fshatin Halilaj, Fushë Krujë.
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim si bashkëpunëtorë, i shtetasve:
A. B, banues në fshatin kameras, Fushë Krujë
S. H. banues në fshatin kameras Fushë Krujë,
E. X. banues në fshatin kameras Fushë Krujë,
Arrestimi i shtetasit Fatbardh Hoxha u bë pasi në afërsi të një karburanti në fshatin Grizhe, Malësi e Madhe, ju gjetën dhe sekuestruan në cilesinë e provës materiale rreth 70 kg Cannabis Sativa të cilen e kishte në automjetin tip Golf 5 me targë AA077RZ.
Gjithashtu arrestimi i shtetasit Kledi Xeka u bë pasi në bashkëpunim me personat e tjerë i cili ishte në drejtim të mjetit Golf 5 me targa AA 911 RV po shoqëronin shtetasin Fatbardh Hoxha për transportimin e lëndës narkotike.
Ndërsa shtetasit e shpallur në kërkim sapo kanë parë policinë janë larguar, pasi të dy mjetet kanë qënë të parkuara tek karburanti.
Jane ngritur pika kontrolli dhe po punohet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe bashkëpunëtorëve të tjerë.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.