• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Trafik drejt SHBA, Kanadasë dhe Anglisë, SPAK nxjerr emrat e 17 anëtarëve të grupit

by A R
02/04/2020 15:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e njohur ndryshe si SPAK, ka publikuar emrat e 17 pjesëtarëve të një grupi që trafikonte njerëz me dokumente të falsifikuara, drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kanadasë dhe Anglisë.

Bëhet fjalë për Dritan Gramozin, Aleksia Kamaj, Vejsel Gjolleshi, Arjan Shehu, Dashamir Seferi, Kostaq Gjoka, Dashnor Tafani, Astrit Ziguri, Rezart Hoxha, Leonard Markaj, Glej Shehu, Afrim Emini, Ermal Mema, Ilia Margo, Çajup Tefa, Marlen Shoshaj, Gjergji Mezuraj, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe persona të tjerë, kryenin falsifikime të dokumenteve zyrtare, si letërnjoftime, pasaporta dhe viza, duke pajisur persona të ndryshëm me dokumente të falsifikuara, kundrejt përfitimit monetar dhe material, me qëllim trafikimin e tyre nëpërmjet linjave ajrore dhe linjave të tjera të udhëtimit, për në shtete të ndryshme, kryesisht, SHBA, Kanada dhe Mbretëria e Bashkuar.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal nr.25/2019, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 189, 190, 298, 333/a, 334 të K.Penal.Nga aktet e këtij procedimi penal rezulton se të pandehurit Dritan Gramozi, Aleksia Kamaj, Vejsel Gjolleshi, Arjan Shehu, Dashamir Seferi, Kostaq Gjoka, Dashnor Tafani, Astrit Ziguri, Rezart Hoxha, Leonard Markaj, Glej Shehu, Afrim Emini, Ermal Mema, Ilia Margo, Çajup Tefa, Marlen Shoshaj,Gjergji Mezuraj, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe persona të tjerë, kryenin falsifikime të dokumenteve zyrtare, si letërnjoftime, pasaporta dhe viza, duke pajisur persona të ndryshëm me dokumente të falsifikuara, kundrejt përfitimit monetar dhe material, me qëllim trafikimin e tyre nëpërmjet linjave ajrore dhe linjave të tjera të udhëtimit, për në shtete të ndryshme, kryesisht, SHBA, Kanada dhe Mbretëria e Bashkuar.

Në vijim të hetimit të këtij procedimi penal, nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar janë përfunduar hetimet për 17 të pandehurit e mësipërm dhe me datë 31.03.2020 është paraqitur kërkesa për dërgimin në gjyq të të pandehurve për kryerjen e veprave penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 189/2, 190/2, 298/2, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Në kuadër të hetimit të këtij procedimi penal janë dërguar më parë për gjykim dhe janë deklaruar fajtor nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të pandehurit Ilir Myrtaj, Alfred Myrtaj, Marjo Myrtaj, Albert Xhelili, Gentjan Stojku, Florjan Hysenaj, Keldi Beshi, Arben Kadiu, Shkelqim Mema, Ismail Alushani.

Hetimet në kuadër të këtij procedimi penal vazhdojnë për pjesëtarët e tjerë të këtij grupi kriminal.

/a.r

Next Post
Koronavirusi mbyll kampionatin e parë në Europë, ekipi kampion e feston titullin nga karantina!

Koronavirusi mbyll kampionatin e parë në Europë, ekipi kampion e feston titullin nga karantina!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 29 Tetor 2026

October 28, 2026
Zbardhen 3 vjedhje në biznese e lokale në Vlorë, arrestohen 3 persona, një tjetër shpallet në kërkim

Zbardhen 3 vjedhje në biznese e lokale në Vlorë, arrestohen 3 persona, një tjetër shpallet në kërkim

October 28, 2026
Shtyhet për në 27 tetor seanca ndaj Veliajt, gjobitet mbrojtja. Shkak, greva e avokatëve!

Veliaj transferohet nga Durrësi në paraburgimin e Fierit, vendimi jo me kërkesën e tij

October 28, 2026
Mir Bruli dërgohet nga burgu i Fierit në QSUT, do t’i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

Mir Bruli dërgohet nga burgu i Fierit në QSUT, do t’i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

October 28, 2026
Stamboll/ Urdhër-arreste për 68 persona, mes tyre dhe nënkryetarë bashkie! Abuzime me tenderët e lejet për biznese

Stamboll/ Urdhër-arreste për 68 persona, mes tyre dhe nënkryetarë bashkie! Abuzime me tenderët e lejet për biznese

October 28, 2026
Aksidenti i rëndë hekurudhor me 39 viktima në Spanjë, Sanchez: I tronditur nga tragjedia, në mbështetje të të prekurve

Aksidenti i rëndë hekurudhor me 39 viktima në Spanjë, Sanchez: I tronditur nga tragjedia, në mbështetje të të prekurve

October 28, 2026
Çupi: Goditja ndaj Presidentit, sulm i Kushtetutës. Akti i Rithemelimit, zgjatim i Berishës

Përderisa u shkon mendja të arrestojnë ambasadorin Wendt

October 28, 2026
“Askush nuk na dëgjoi”, pse Gjenerata Z po udhëheq protestat në të gjithë Evropën

“Askush nuk na dëgjoi”, pse Gjenerata Z po udhëheq protestat në të gjithë Evropën

October 28, 2026
“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

BE-ja mesazh Serbisë pas zgjedhjeve: Detyrimet në dialogun me Kosovën mbeten në fuqi

October 28, 2026
Mashtrimet për blerjen e 17 mijë ventilatorëve gjatë COVID-it, Hungaria kryen disa bastisje! Disa të arrestuar

Mashtrimet për blerjen e 17 mijë ventilatorëve gjatë COVID-it, Hungaria kryen disa bastisje! Disa të arrestuar

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In