• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Tradita” që po fshihet pas helmimit të Abramovich/ Substancat vdekjeprurëse, pjesë e luftës “të fshehtë”

by
29/03/2022 10:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Substancat vdekjeprurëse janë pjesë e luftës “të fshehtë”, në kohë paqeje dhe konfliktesh. Kështu e nis artikullin e saj e përditshmja italiane “Corriere della Sera”.

Kjo e fundit ka renditur disa pika të një “tradite” të helmimeve ruse, gjithmonë në pritje të konfirmimit – ose mohimit – për helmimin e mundshëm të delegacionit ukrainas.

Fillimisht, Corriere shkruan se shumë shërbime sekrete kanë përdorur helme për të eliminuar kundërshtarët. Rusët, sipas saj, kanë një traditë të sulmeve të kryera me sisteme “joortodokse” (në mënyrë të pazakontë).

Inteligjenca ruse kishte ngritur “Kamera-n”, një seksion i operacioneve speciale me rol rregullator. Kjo e fundit, do të vazhdohej më pas nga KGB-ja (Shërbimi i Sigurisë i Bashkimit Sovjetik).

Historiku

Në radhë të dytë, vëren e përditshmja italiane, në vitet ’50-të, një çift nacionalistësh të ekstremit të djathtë ukrainas, protagonistë të gjesteve të rezistencës anti-sovjetike, u eliminuan nga Moska duke përdorur këto metoda.

Corriere nënvizon sakaq se kjo histori efektive dhe “e heshtur” vazhdoi për dekada.

Që nga ish-agjenti Litvinenko i vrarë me polonium, politikani ukrainas Viktor Jushçenko i dehur me dioksinë, sulmi për të vrarë Sergei Skripal-in në Britani, episodi i një trafikanti bullgar armësh (afera mbeti e pezulluar) dhe në fund rasti i kundërshtarit të Putin-it, Alexei Navalny.

Eksperti Andrei Soldatov shpjegoi pse rusët “e duan” këtë teknikë, rendit së treti Corriere.

“Jo vetëm që shërben për të zhdukur objektivin, por agonia e tij ndodh nën sytë e anëtarëve të familjes: prandaj rrit ndikimin, vuajtjen, tmerrin”, shkruan më tej e përditshmja italiane që citon fjalët e Soldatov-it.

Ndonjëherë, për të krijuar një perde tymi, ata pretendojnë se viktima nuk ishte në të vërtetë e kontaminuar, por problemet e tij rrjedhin nga sëmundjet, ilaçet, drogat, ushqimi i helmuar. Në fakt shpesh flasim për “dyshim për helmim”.

Ilaçi i Zotit
E katërta lidhet me të ashtuquajturin Mossad-i izraelit – sipas shkrimtarit Ronen Bergman. Ai e përkufizon këtë modus operandi (mënyrë e veçantë) si “ilaçin e Zotit”.

Kjo e fundit është një zgjidhje e cila, në teori, nuk duhet të lërë asnjë gjurmë. Kështu u vra një drejtues i lartë i Hamas-it i angazhuar në prokurimin e armëve në vitin 2010 në Dubai, vëren Corriere.

CIA – sipas shumë rindërtimeve – kishte menduar të vriste Fidel Kastron (ish-president i Kubës) duke përdorur një puro të helmuar me toksina botulinum-i. Në fund, referon e përditshmja italiane, si me armët e zakonshme – janë efektet anësore.

Varet nga rrethanat dhe aftësitë e vrasësit: ekziston gjithmonë rreziku i kontaminimit të të pafajshmëve ose dëshmitarëve. /Albanianpost.com

/b.h

Next Post
“Suksese miku im napolitan”/ Rama takim lamtumire me Sorecën: Shqipëria do të jetë gjithmonë shtëpia jote

"Suksese miku im napolitan"/ Rama takim lamtumire me Sorecën: Shqipëria do të jetë gjithmonë shtëpia jote

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi në Bullgari! Të paktën 10 të vdekur nga një aksident masiv

Tragjedi në Bullgari! Të paktën 10 të vdekur nga një aksident masiv

November 10, 2026
72 orë pa ujë, drita dhe internet? Qeveritë po u kërkojnë qytetarëve të përgatiten për më të keqen

72 orë pa ujë, drita dhe internet? Qeveritë po u kërkojnë qytetarëve të përgatiten për më të keqen

November 10, 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 11 Nëntor 2026

November 10, 2026
Mafia shqiptare në aleancë me ‘Ndranghetën’, zbardhen lidhjet kriminale në Itali

Mafia shqiptare në aleancë me ‘Ndranghetën’, zbardhen lidhjet kriminale në Itali

November 10, 2026
Ndryshime në drejtimin e KESH-it, largohet Viola Haxhiademi. Ja kush e zëvendëson

Ndryshime në drejtimin e KESH-it, largohet Viola Haxhiademi. Ja kush e zëvendëson

November 10, 2026
E pazakontë në Dukat, i riu hyn me hanxhar në lokal dhe kërcënon klientët. Detaje nga ngjarja e rëndë

E pazakontë në Dukat, i riu hyn me hanxhar në lokal dhe kërcënon klientët. Detaje nga ngjarja e rëndë

November 10, 2026
Të pasurit jo vetëm u pasuruan më shumë, por u bënë edhe më të paskrupullt

Të pasurit jo vetëm u pasuruan më shumë, por u bënë edhe më të paskrupullt

November 10, 2026
Gjyqi ndaj grupit të Laert Haxhiut, paraqitet në GJKKO për të dëshmuar babai i Noizy-t

Gjyqi ndaj grupit të Laert Haxhiut, paraqitet në GJKKO për të dëshmuar babai i Noizy-t

November 10, 2026
Ndryshojnë çmimet e karburanteve! Bordi: Nga sot, nafta 208 lekë dhe benzina 167 lekë/litër

Ndryshojnë çmimet e karburanteve! Bordi: Nga sot, nafta 208 lekë dhe benzina 167 lekë/litër

November 10, 2026
Hita: 132 mijë fidanë kanabisi u goditën në tentativë kultivimi. Do godasim financuesit dhe përfituesit e drogës

Hita: 132 mijë fidanë kanabisi u goditën në tentativë kultivimi. Do godasim financuesit dhe përfituesit e drogës

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In