• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tradita e djathit, grekë e shqiptarë promovojnë prodhimet e dy vendeve/ Ekspertët helenë: Të befasuar nga shija e rrallë në jug!

by
15/08/2022 18:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me qëllim ruajtjen e traditës së prodhimit të djathit u mbaj në Gjirokastër një simpozium i përbashkët greko-shqiptar ku morën njohës të mirë të kulinarisë.

Prezantuesi i njohur televiziv i programeve të gatimit Ilias Mamalakis tha se Ballkani po shkon drejt humbjes graduale të kulturës së djathit e se tani në Greqi kanë humbur të paktën 3 lloje ashtu si në Shqipëri salca e shkullit është gjithnjë e më e rrallë.

“Djathi është pjesë e jetës sonë dhe e jetës suaj. Nëse francezët apo europianët e tjerë konsumojnë djathë në fund të vaktit kryesor ne e kemi prezent djathin në çdo vakt dhe përgjatë gjithë kohës. Ne konsumojmë djathë me perime, me bukë të freskët, me rrush me domate. Për ne nuk ka kuptim sanduiçi pa djathi. Kam provuar shije të rralla të djathit në Shqipëri dhe jam i befasuar. Pavarësisht shijeve të ndryshme të djathit ne jemi bashkë sot për të promovuar diçka nga jeta jonë që po kërcënohet në të dy vendet”, Ilias Mamalakis, studiues.

Studiues grekë dhe shqiptarë po punojnë së bashku për analizimin e të gjithë parametrave të shijes së bulmetit të lidhura me racat autoktone të bagëtive, ushqimin, kullotat hapat drejt brandimit të produkteve.

”Ne po ekzaminojmë në laborator kampionet e marra të bulmetit për rreth 18 lloje djathrash që gjetëm në Greqi dhe të paktën 6 këtu në Shqipërinë e Jugut. Inovacioni në shkencë tani mund të ndihmojë në përcaktimin më të qartë të identitetit lokal të djathit dhe ta evidentojë brandin specifik për vizitorët. Rajonet tona janë ende autentike”, thotë Ioannis Skoufos kreu i departamentit të Agrikulturës në Universitetin e Janinës

Ndërsa prodhuesi i djathit në Libohovë, Afrat Mahmutaj foli me shqetësim për pakësimin e tufave.

“Nuk ka tufa të përqendruara, grumbullojmë nga 20-30 ky është problem jo vetëm në jug por në vetë Shqipërinë. mosha e re nuk e dashuron punon, ata ikin. tufat po pakësohen nuk shtohen, s’di si mund të zgjidhet. Ne i mëshojmë të vjetrës, si qëmoti. djathi që prodhohet këtu, nëse bëhet analiza ku do përpara se të kalojë qumështi në prodhim filter qumështi në pastruar do thuaj është bërë punë e mirë. shteti të bëjë punën e tij, kontrolle mbi ushqimin se punohet keq”, shprehet Afrat Mahmutaj, prodhues bulmeti.

Ndërmjet Gjirokastrës dhe Janinës së shpejti do të përgatitet një itinerar që do të lidhë mes tyre bujtinat, stanet, punishtet e qumështit. Qëllimi është degustimi dhe promovimi i produkteve të këtyre zonave ndërkufitare në tregun ndërkombëtar të bulmetit./ shqiptarja.com/

/e.d

Next Post
‘Zhduket’ anija e parë me grurë që u nis nga Ukraina pas fillimit të luftës

'Zhduket' anija e parë me grurë që u nis nga Ukraina pas fillimit të luftës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In